Siç mëson agjencia e lajmeve INA kjo ka ndodhur pasi që Rama mund të ishte cak i ndonjë incidenti të nxitur nga huliganë dhe nacionalistë maqedonas, në shenjë hakmarrje, pasi që kryeministri Gruevski ishte cak i një sulmi me vezë nga aktivistë shqiptarë gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë. “Nuk mund të konfirmojmë diçka të tillë, por megjithatë mund të jenë shkaqet edhe të kësaj natyre, që janë pjesë e protokolleve dhe agjendave të vizitave”, theksoi për INA një zyrtar i Qeverisë në Shkup.
Ftesa nga Gruevski ka mbërritur disa javë më parë, menjëherë pasi që Rama kishte vizituar Kosovën. Por, ajo nuk u bë publike për mediat dhe se u paralajmëruar vetëm një ditë para se Rama të mbërrijë në Shkup.
Mbetemi të shqetësuar për shqiptarët në Maqedoni
Kryeministri shqiptar Edi Rama një muaj më parë ka theksuar se Qeveria e re shqiptare mbetet e shqetësuar për moszbatimin e marrëveshjeve të shqiptarëve në Maqedoni.
“Jemi në mbështetje të plotë të vëllezërve tanë në Maqedoni e mbetemi të shqetësuar për moszbatimin e marrëveshjeve”, ka theksuar Rama, dje në komunikimin e tij të parë ‘online’ me shqiptarët, ku ai i është përgjigjur pyetjes se ‘ a do të ndërmerret ndonjë iniciativë që bën të zbatueshme marrëveshjet e shqiptarëve në Maqedoni.Kryeministri shqiptar Edi Rama ka theksuar se Qeveria e re shqiptare mbetet e shqetësuar për moszbatimin e marrëveshjeve të shqiptarëve në Maqedoni.
“Jemi në mbështetje të plotë të vëllezërve tanë në Maqedoni e mbetemi të shqetësuar për moszbatimin e marrëveshjeve”, ka theksuar Rama, dje në komunikimin e tij të parë ‘online’ me shqiptarët, ku ai i është përgjigjur pyetjes se ‘ a do të ndërmerret ndonjë iniciativë që bën të zbatueshme marrëveshjet e shqiptarëve në Maqedoni.(INA)
08:14 - Kryeministri shqiptar Edi Rama sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup me ftesë të kryeministrit Nikolla Gruevski. Sipas agjendës së planifikuar, kryeministri Rama do të takohet edhe me presidentin e vendit, Gjorgje Ivanov, kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski, por edhe takimet me liderët e partive shqiptare Ali Ahmetin e BDI-së dhe Menduh Thaçin e PDSH-së. Vizita pak më parë u bë e ditur nga zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev.
“Takimi i dy kryeministrave është vazhdimësi e praktikës pozitive midis dyja vendeve për takime të nivelit të lartë. Do të bisedohet për më shumë tema të interesit të përbashkët, përparimin plotësues të marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimit tregtar, për realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore si dhe për perspektivën evroatlantike si dhe integrimet rajonale, që janë përcaktime strategjike të të dyja vendeve”, theksoi zëdhënësi Gjorgjiev.
Kjo është vizita e parë e Ramës si kryeministër i vendit në Maqedoni, ndërsa e dyta pas asaj në Kosovë. (INA)
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)