Vizita e Ramës në Serbi,Kokëdhima 
"Një ditë europiane për Ballkanin!" 

Vizita e Ramës në Serbi,Kokëdhima <br />"Një ditë europiane për Ballkanin!" 
TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima ka komentuar vizitën historike të kryeministrit Edi Rama në Beograd, duke e cilësuar këtë si një ditë evropiane për Ballkanin.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, deputeti Kokëdhima, thekson se vizita pas 68 vitesh e një kryeministri shqiptar në Beograd, është një shenjë e progresit të rajonit, drejt rrugës së integrimit në BE.

Në këtë kuadër deputeti socialist nënvizon se një njohje e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, do të përmbyllte një proces integrues të këtyre dy vendeve.

“E përjetova me shumë emocion vizitën e Kryeministrit Rama në Serbi. Jo vetëm prej faktit se ajo ishte e para pas 68 viteve; Jo vetëm prej historisë së përgjakshme të Ballkanit, që na kanë vënë përballë shumë herë; Jo vetëm prej faktit se dy vende shumë të afërta gjeografikisht kanë qenë shumë të largëta ekonomikisht, nga ana kulturore, sociale dhe mbi të gjitha politike. Sot ishte një ditë e mirë europiane jo vetëm per Shqipërinë dhe Serbinë, por për mbarë rajonin. Një Kosovë e pavarur e njohur edhe nga Serbia, përveç 108 vendeve anëtare të OKB- së, do të përmbyllte një proces integrues, ku Serbia dhe Kosova janë angazhuar me bisedime, me ndërmjetesine e Baroneshës Ashton.” Shprehet deputeti i PS

Më tej Kokëdhima, duke folur edhe për reagimin e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç, deputeti Kokëdhima, shprehet se ajo është e kuptueshme, pasi sipas tij, nacionalistët udhëheqin ende Serbinë zyrtare.

Por Kokëdhima nënvizon se për të gjitha vendet e rajonit ka vetëm një rrugë: atë të integrimit në familjen evropiane. Në këtë kuadër, deputeti socialist vlerëson 3 marrëveshjet e firmosura dje mes palëve.

Në emër të mazhorancës, Kokëdhima shprehet se qeveria është e angazhuar në këtë proces të bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit me synim integrimin e tyre në BE.

“Reagimi emocional i kryeministrit Vuçiç është i mirëkuptuar, duke patur parasysh se në Serbi dhe në politikën e saj zyrtare ende udhëheqin nacionalistët, që të mërkurën do të presin si hero Vojislav Sheshelin, të akuzuar për krime lufte nga Gjykata e Hagës.  Po ashtu janë të mirëkuptuara edhe reagimet e zyrtarëve dhe të medias. Por Serbia, ashtu si dhe Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnjë-Hercegovina kanë vetëm një rrugë të përbashkët: Anëtarësimin në BE, për një Ballkan Perëndimor në paqe dhe harmoni. Nënshkrimi i marrëveshjeve të para, si ajo për lëvizjen në kufi me karta identiteti apo bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve janë një hap përpara mes dy vendeve. Qeveria e kryeministrit Rama është e angazhuar në këtë proces të mbështetur fuqimisht nga kancelarja Merkel, për një rajon që bashkëpunon në paqe. Ndaj edhe njëherë përshëndes vizitën e kryeministrit Rama në Beograd dhe mesazhet që përcolli, duke i uruar një takim vëllazeror nesër me shqiptarët e Luginës së Preshevës.” shkruan Koço Kokëdhima në Facebook. 

koco fb

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kemi dërguar emrin e autorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kemi besim tek drejtësia

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kemi dërguar emrin e autorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kemi besim tek drejtësia