Në replikën kundrejt Taulant Ballës, deputeti demokrat Tritan Shehu tha se pyetja e tij për vizitën e Ramës në Barcelonë i referohej faktit nëse ishte në cilësinë e kryeministrit apo kryetarit të partisë.

“Si parti mund të bëjnë ç’të duan, shpjegimi që kërkova unë është ky: Rama shkoi si kryeministër apo si kryetar partie? Nëse ka shkuar si kryetar partie, është puna juaj! Nëse ka shkuar si kryeministër, ka shkelur pozicionet politike dhe strategjike të këtij shteti. Ka frikë të vijë në parlament se do t’u shmanget këtyre pyetjeve”, tha Shehu.

Ndërsa për ligjin e shërbimeve që Balla kërkoi përgjigje për të ditur nëse opozita do ta votojë, Shehu thotë se nuk mund të votohen dy projektligje të bashkuara në një relacion.

“Lidhur me ligjin, turp i botës ai ligj për ju! Ishim në komision, nuk e morëm vesh kush e ka prezantuar, qeveria apo Denaj. Dy materiale, një relacion. Një kakofoni e tërë që s’mund të ndodhë! Nëse ka dy projektligje s’kemi asnjë kundërshtim, i votojmë veç e veç”, tha Shehu.


Lajmi kryesor:

LIVE TV - Tensione në Kuvend/ Boçi merr ‘peng’ foltoren, Peleshi: Po shkel rregulloren! Deputeti përjashtohet nga seanca, PD 'kërcënon' me largim nga salla