Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar pas vizitës së ditës së djeshme të Kryeministri Rama në Greqi. Në deklaratën e bërë nga PDIU thuhet se përkundër përpjekjes së mediave afër Kryeministrit Edi Rama për të krijuar idenë e një roli ndërmjetës të tij midis Greqisë dhe Turqisë, në sytë e shqiptarëve mbeten faktet kokëforta.
"Si për të treguar se nuk influencohet nga pritja protokollare dhe miqësia e Edi Ramës me Presidentin Erdogan, pala greke në të njëjtën ditë dorëzoi në Parlamentin e vet, ligjin për zgjerimin e detit territorial në Jon në 12 milje. Kreu i qeverisë shqiptare shkon në takime për të cilat jepet informacion zyrtar kryesisht nga pala greke, ndërkohë që Rama flet për ndjesitë e tij personale nga takimet", vijon deklarata.
Sipas PDIU "një arrogancë e tillë e kreut të qeverisë sonë; një megallomani servile nuk fsheh gjëra të mira. PDIU do të vijojë të denoncojë këtë prapakthehu të qeverisë sonë, të kreut të saj, këtë kthim shpine ndaj interesit tonë kombëtar pavarësisht se kjo po tentohet të kamuflohet me kinse një rol mesazhpërcjellësi të Ramës midis Turqisë dhe Greqisë".
Shpetim koka ben koka pëson,ti more zagar e preve ne bese Ramen kerkon dhe resto..ha ha.
PërgjigjuIndivid me anadollak dhe te peshtire se ky individ nuk gjen ne Republik.
PërgjigjuTym daulle nga Shpetimi hajduti doganave.
PërgjigjuPo ka harruar te pyesi mesilen
PërgjigjuPyet Dulen Idrizi! Jeni ne koalicion bashke me PD! Mjerimi Shqiptar grekerit me Camet bashke?!
Përgjigju