GJERMANI- Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në një intervistë për median gjermane Euractiv, ka kthyer përgjigje për një sërë çështjesh të rëndësishme si, vizita e Kryeministrit Edi Rama në Serbi më 10 nëntor, incidentet në stadiumin e Beogradit, procesin e reformave të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian, si dhe mbi përfshirjen e Shqipërisë në koalicionin kundër ISIS. “Të dy Kryeministrat patën një mosrakordim për shkak të incidenteve të dhunshme rreth ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë e Serbisë në Beograd.