Vizitën e tij në Tiranë, Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson ia ka kushtuar shprehjes edhe një herë të mbështetjes së pakursyer të SHBA për institucionet e drejtësisë në atë që zyrtari i lartë amerikan e quajti guxim për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.
Duke folur për vizitën e Robinson, gazetari Adriatik Doçi i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv tha se i është kërkuar SPAK-ut vëmendje e shtuar ndaj sektorit të investimit të parave në ndërtim. Po ashtu gazetari paralajmëroi se për luftën ndaj krimit të organizuar do të ketë një goditje të mëdha.
‘‘Krismën e vizitës së zyrtarit amerikan do tja ndjeni në ditët në vijim. Është në sektorin e narkotikëve, dje sot SPAK, ka në dorë levën e Arkimedit për ti dhënë një tjetër goditje të fortë krimit të organizuar në Shqipëri dhe kjo leve është zbërthimi i aplikacionit SKY. Janë zbardhur disa ngjarje të rënda kriminale. Lidhje të tjera midis kokave të trafikut të kokainë si shtrirë në Belgjikë dhe Dubai. Këto episode ngjarjesh, janë duke u hetuar nga SPAK. E kam të bazuar në prova konkrete.
Me investimin e parave që vijnë nga ky aktivitet kriminal në ndërtim. Është ndërtimi sot në Shqipëri. Nga SHBA i është kërkuar SPAK-t që të ketë një vëmendje të shtuar ndaj këtij sektori. Për të goditur gjenerimin e parave. Ka një miksim me biznesin. Janë edhe biznesmenë. Është një lloj miksimi midis trafikut biznesit pro gjithnjë më infiltrime dhe implikime në strukturat e prokurorisë dhe gjykatës. Nuk mund të funksionojë një sektor i tillë pa mbështetjen në prokurori gjyqësor dhe polici. Për luftën ndaj krimit të organizuar do të ketë një goditje të madhe.’- tha Doçi.
Ndihmës Sekretari amerikan Todd Robinson në vizitën dyditore në Tiranë priti në një takim krerët e institucioneve ligjzbatuese në vend ku garantoi mbështetjen për reformën në drejtësi, që e cilësoi të guximshme. Robinson pati një takim të veçantë edhe në SPAK me Altin Dumanin dhe drejtuesen e BKH.