Vizita historike në Serbi, Rama
tha në shqip: Kosova, e pavarur!
Video/Konferenca/
Videolajm/ Himni/ 

Vizita historike në Serbi, Rama<br />tha në shqip: Kosova, e pavarur!<br />Video/Konferenca/ <br />Videolajm/ Himni/ 
BEOGRADNë zemër të Serbisë, në pallatin qeveritar në Beograd kryeministri shqiptar Edi Rama ka prekur një çështje jo pak të ndjeshme për Serbinë , “Kosovën”! Duke dalë nga parashikimet e homologut Vuçiç, Rama kërkoi në gjuhën shqipe, prerë dhe qartë, njohjen e pavarësisë së Kosovës, si një realitet tashmë të pamohueshëm.
 
Në vizitën historike të kryeministrit shqiptar në Serbi, pas asaj të 68 viteve më parë të Enver Hoxhës, Kosova është bërë shkak për deklarata të forta dhe debati të drejtpërdrejtë mes kryeministrit shqiptar dhe atij serb gjatë konferencës së përbashkët për media mbajtut në Pallatin “Serbia”, pas një takimi 50 minuta kokë më kokë në rezidencën e Aleksandar Vuçiç, takim i cili gjithashtu tejkaloi parashikimet, pasi sipas axhendës duhej të ishte vetëm 20 minuta.
 
Rama tha se Kosova është e pavarur dhe se ky është një realitet i patjetërsueshëm. Kjo deklaratë jashtë axhendës së parashikuar mes dy liderëve, është konsideruar provokim nga kryeministri Vuçiç, i cili nuk e ka fshehur dot nervozizmin duke e cilësuar një poshtërim në mes të Beogradit të cilin nuk do ta lejonte. Dhe në mënyrë demonstrative, duke nënqeshur hoqi kufjen e përkthimit menjëherë pasi kreu i qeverisë shqiptare përmendi në fjalën e tij çështjen e njohjes së Kosovës.
 
Vucic e konsideroi këtë, ndërhyrje në marrëdhëniet e brendshme duke ripërsëritur qëndrimin se: Kosova është pjesë e Serbisë. Finalizimi i këtij tensioni ishte edhe largimi pa një shtrëngim duarsh dhe shkelje protokolli teksa Rama-Vuçiç nuk u përshëndetën, madje “mikun” në shtëpinë e tij, Vuçiç e la të fundit, duke u larguar vetë i pari në përfundim të konferencës.

Kryeministri shqiptar nuk la pa prekur edhe çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës ku kërkoi njohje të të drejtave të tyre.
 
Ora 09:40 e mëngjesit të së Hënës shënoi mbërritjen e kryeministrit Edi Rama në Beograd, vizita e parë pas 68 vjetësh e një kryeministri shqiptar në Serbi. I shoqëruar nga ministri i Jashtëm Bushati, i Ekonomisë Ahmetaj, një grup gazetarësh e sipërmarrësish, delegacioni shqiptar i kryesuar nga kreu i qeverisë mbërriti në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit nën masa të larta sigurie.

Ne oren 11:00 kryeministri Rama u takua koke me koke me homologun serb Aleksandar Vucic ne Pallatin "Serbia", rezidencen qeveritare ku kryeministri serb priti Ramen ne kete vizite historike. Megjithatë në axhendë, nuk është parashikuar asnjë takim mes Ramës dhe Presidentit Tomisllav Nikoliç.  FOTOLAJM/ Rama pritje në rezidencën e Vuçiç

Rama u prit në aeroport me një ceremoni shtetërore, ku ishte shtruar tapeti i kuq, i zakonshëm në këto raste. Me tej në një takim mikrpritës në aeroport nga ministri i Jashtëm i Serbisë Iciva Daçiç dhe ambasadori ynë në Serbi, Moçka.
 
Kryeministri Rama dhe delegacioni u nisën nga Rinasi rreth orës 08:30 dhe udhëtuan me një avion të Bosnje-Hercegovinës. Ndryshe nga vizitat e tjera jashtë vendit, Rama është shoqëruar nga 6 truproja të gardës së Republikës. 





Debati Live mes Rames e Vucic per "Kosove"!  VIDEO/ Konferenca e plote mes kryeministrave Rama-Vuçiç



Rama: Kosova, kemi qëndrime të ndryshme por realiteti është një dhe i pandryshuesdhëm: Kosova e pavarur e njohur deri më tani nga 108 vende të ndryshme të Botës dhe e mbështetur nga Gjykata është realitet i pamohueshëm dhe i patjetërsueshëm rajonal dhe evropian. Ajo duhet respektuar dhe duhet bërë pjesë ashtu siç po bëhet e integrimit europian dhe siç e kam theksuar në Samitin e NATO-s dua ta përsëris këtu hapur dhe sinqerisht. Njohja e Kosovës nga vendet europiane që ende s’e njohin është në radhë të parë cështje sigurie evropiane. E të jemi të vertetë deri në fund: pavarësia e Kosovës e ka bërë Ballkanin më të qendrueshëm dhe e ka kthyer në stragtegjik bashkëpunimin mes shqiptarëve dhe serbëve, cdo perceptim i ri i Serbisë është mëse i mirëpritur, ne e çmojmë dialogun Kosovë-Serbi. Ky dialog është një sukses europian”.


konferenca
Foto të tjera

Vucic: Nuk e prisja këtë provokim nga Rama. Nuk lejoj askënd të ulë Serbinë
“Së pari nuk kam pritur një proviokim nga Rama, dhe që do flasim për Kosovën, nuk e di ç’lidhje ka me të. Unë nuk do lejoj askënd ta ulë Serbinë këtu në mes të Serbisë. Më vjen keq që zoti Rama ka shfrytëzuar këtë rast të flasë për tema që nuk kemi rënë dakord që do të flasim, por unë mëndoj që Serbinë nuk do ta ulë askush”.
 
Rama: Sa i takon Kosovës unë besoj se realiteti mbetet një dhe i pandrysheshëm pavarësisht perceptimeve të ndryshme dhe mosdakordësisë së plotë që kemi me këtë realitet. Por nga njëra anë kjo nuk mund të na pengojë t’ja themi njëri-tjetrit në sy atë që mendojmë dhe s’na pengon të bashkëpunojmë se rruga e Shqipërisë-Serbisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi Bosnjës, është një korsi në rrugën e përbashkët të integrimit europian”.
 
Vucic: Dua të them edhe diçka, qëndrimi ynë karshi Kosovës është i pandryshueshëm që Kosova është pjesë e Serbisë, por është bukur të flasim hapur dhe t’i themi njëri-tjetrit sy më sy se çfarë mendojmë”.
 
Vuçiç (sërish): Nuk e kam problem për atë që dua të them.Unë vij me mesazhin që Kosova ngelet Serbi

vucic
Foto të tjera



(Konferenca e plotë)

Vuçiç: Rama u mor me politikën e brendshme të Serbisë
Në fund Vuçiç theksoi se për të kryeministri Edi Rama u mor më tepër me punët e politikës së brendshme të Serbisë, por pavarësisht kësaj ai do të jetë sërish i mirëpritur në Beograd.

Vuçiç nënvizoi se nuk pajtohet me provokimet e bëra nga ana e homologut Rama, por do të bëjë të pamundurën për një marrëdhënie të re mes dy vendeve.

“Edhe pse më duhet të mos pajtohem me provokimet e bëra sot këtu do të bëjmë të pamundurën për një bashkëpunim të mëtejshëm ekonomik dhe të nënshkrimit të marrëveshjeve të reja, dhe do të bëjmë të pamundurën për të parë nga e ardhmja dhe për të krijuar miq në rajon. Vura re se punët e brendshme të Serbisë ishin më të rëndësishme për të ftuarin tim por ai do të jetë gjithnjë i mirëpritur në Serbi.” u shpreh Vuçiç

rama
Foto të tjera
 

Mediat serbe jehonë reagimit të Vuçiç, palët: Shohim drejt së ardhmes 
Ora 19:05 Të gjitha mediat serbe kanë pasur si lajm kryesor duke e ripërsëritur disa herë reagimin e Vuçiç që i konsideroi deklaratën e Ramës për Kosovën një provokim. Gjithsesi tashmë është tejkaluar edhe situata në cilën vizita mund të arrinte nivelin e një skandali konstaton drejtori i A1 Report, Ilir Babaramo i cili ndodhet në Beograd bashkë me grupin e gazetarëve që shoqëruan Ramën në Serbi.



Gjatë lidhjes telefonike për A1 Report, Ilir Babaramo ka vënë në dukje se ajo që theksoi Rama se të vërtetat duhen thënë, duke vënë në dukje se gjerat që duhet të na bashkojnë duhet të jenë më të rëndësishme se ato që na ndajnë.

Pjesa tjetër e vizitës së Ramës në Serbi pritet të jetë normale, ndërsa të dy kryeministrat kanë deklaruar se do të shikojnë nga e ardhmja.
 

Nënshkruhet marrëveshja ekonomike, prezantohet vetëm në gjuhën shqipe
Ora 12:30 Gjatë vizitës së delegacionit shqiptar me në krye kryeministrin Edi Rama në Serbi, është nënshkruar edhe një marrëveshje ekonomike. Marrëveshja u firmos nga dy ministrat respektivë të ekonomisë, atij shqiptar Arben Ahmetaj dhe homologut të tij serb Dusan Vujoviç.

Ajo që u vu re gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, pak para konferencës së përbashkët mes dy kryeministrave Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, ishte se prezantimi i marrëveshjes, u bë vetëm në gjuhën shqipe.

Të dy ministrat respektivë nënshkruan marrëveshjen ekonomike, si një shenjë e bashkëpunimi të ri mes dy vendeve, për t’i hapur rrugë një kapitulli të ri marrëdhëniesh.  

ahmetaj
Foto të tjera
 
Rama pritet nga kryeministri Vucic ne Pallatin "Serbia"

Ne oren 11:00 kryeministri Rama eshte takuar koke me koke me homologun serb Aleksandar Vucic ne Pallatin "Serbia", rezidencen e kryeminsitrit serb ku pret Ramen ne kete vizite historike.

rama vucic

rama vucic

rama vucic
(Në foto: Mbërritja e Kryeministrit të Shqiperisë në Beograd) Foto të tjera

VIDEO/ Himni kombëtar në Beograd
Himni kombëtar i Shqipërisë është luajtur në Beograd. Me mbërritjen e kryeministri Rama dhe delegacionit shqiptar në aeroportin serb, u zhvillua dhe ceremonia shtetërore në nder të tyre, ku veçse tapetit të kuq, të zakonshëm në këto raste, u luajt edhe himni kombëtar. 




Video/ Masat e larta te sigurise ne Beograd



Kryeministri dhe delegacioni shqiptar mbërrijnë në Beograd
Ora 09:40 shënoi dhe mbërritjen e kryeministri Rama dhe delegacionit shqiptar në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit. Nga këtu kreu i qeverisë shqiptare dhe delegacioni nisen drejt Pallatit “Serbia”, rezidencës së kryeministrit Vuçiç ku do të presë Ramën në këtë vizitë. Në një lidhje telefonike për A1 REPORT drejtori i përgjithshëm i këtij televizioni, Ilir Babaramo evidentoi faktin se ndryshe nga vizitat e tjera jashtë vendit, Rama është shoqëruar nga 6 truproja të gardës së Republikës. Gjithashtu edhe masat e sigurisë në aeroportin e Beogradit ishin tepër të larta.

masat e sigurise
(Ne foto: Masat e sigurise ne Aeroportin e Beogradit) Foto të tjera



Rama u prit në aeroport me ceremoni shteterore. Kryeministri dhe dy ministrat u priten ne nje takim mikrprites ne aeroport nga ministri i Jashtëm i Serbisë Iciva Dacic dhe ambasadori jonë në Serbi, Moçka.

rama dacic
(Në foto: Delegacioni Shqiptar në Beograd në takim me zyrtarët e lartë serb) Foto të tjera




Rama dhe delegacioni nisen nga Rinasi drejt Beogradit
Rreth orës 08:30 Kryeministri Edi Rama është nisur nga Rinasi drejt Beogradit, për të shënuar vizitën e parë pas 7 dekadash të një kryeministri shqiptar në Serbi. I shoqëruar nga ministri i Jashtëm Bushati, i Ekonomisë Ahmetaj, një grup gazetarësh e sipërmarrësish, delegacioni shqiptar i kryesuar nga kreu i qeverisë lanë aeroportin “Nënë Tereza” për të nisur zyrtarisht udhëtimin drejt Serbisë. Ajo çka ra në sy ishte avioni i Bosnje-Hercegovinës “Air Bosnia” i cili ishte rezervuar për këtë udhëtim.

rama ne rinas
(Në foto:Kryeministri i Shqiperisë Edi Rama në avion në Rinas duke u nisur drejt Beogradit) Foto të tjera



Rama dhe delegacioni shqiptar drejt Serbisë, Babaramo: Udhëtimi me avion të Bosnje-Hercegovinës
Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni shqiptar janë nisur rreth orës 08:30 drejt Serbisë. Ilir Babaramo, drejtori i përgjithshëm i televizionit informativ A1 REPORT, pjesë e delegacionit shqiptar që shoqëron kreun e qeverisë në këtë vizitë, në një lidhje telefonike para nisjes nga Rinasi, përcolli për teleshikuesit e A1 REPORT një detaj mjaft interesant. Ai tha se Rama dhe delegacioni do të udhëtojnë nga Rinasi drejt Beogradit zyrtar me një avion të Bosnje-Hercegovinës.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare