Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e djeshme një vizitë në Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Rama tha se vizita u krye për të shprehur, siç thotë ai, solidaritetin vëllazëror me këtë vend, në një kohë kur shtetet e Gjirit Arabik jetojnë në kohëra të trazuara si pasojë e luftës në Iran.
Ndërkohë ditën e sotme, Rama ka ndarë pamje nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed Bin Zayed.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, krahas videos, Rama ka shkruar se takimi me Zayed ishte vëllazëror dhe ‘me bindjen e fortë se për paqedashësit e ndërtuesit vullnetmirë të së ardhmes, më e mira është e gjitha përpara’.
“Abu Dabi – Takimi sot me mikun e shtrenjtë, Presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed, ishte vëllazëror dhe me bindjen e fortë se për paqedashësit e ndërtuesit vullnetmirë të së ardhmes, më e mira është e gjitha përpara”, ka shkruar Rama krahas videos së shpërndarë.
Komente











