Vizita në Amerikë, PD-LSI pamje 
të ndryshme për afrimin Meta-Basha

Vizita në Amerikë, PD-LSI pamje <br />të ndryshme për afrimin Meta-Basha
Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike kanë shpërndarë pamje të ndryshme sa i takon afrimit Basha-Meta në Forumin e Liderëve Ndërkombëtarë të organizuar prej Institutit Demokratik Amerikan, NDI. Në kuadër të ushqimit të shpresës për të ardhur një ditë në pushtet, falë një koalicioni të mundshëm me LSI, Partia Demokratike shpërndau dje disa pamje, ku kryetari i opozitës Lulzim Basha dhe kryetari i LSI, Ilir Meta, shfaqeshin bashkë duke buzëqeshur në Forumin e Liderëve Ndërkombëtarë. Në pamjet e shpërndarë nga PD, Meta dhe Basha shfaqeshin pranë njëri-tjetrit, të shoqëruar nga disa deputetët të Partisë Socialiste, gjatë takimeve me disa personalitete, krerë shtetesh dhe homologë, në kuadër të pjesëmarrjes në Konventën e Partisë Demokratike Amerikane që po zhvillohet këtë javë në Filadelfia të SHBA. Ndërkaq, në pamjet e shpërndarë nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Basha pothuajse nuk shfaqej fare ose kishte një rol periferik. 

Takimet e Metës 
Gjatë ceremonisë së hapjes së këtij forumi të rëndësishëm që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës në Filadelfia, ishin të ftuar udhëheqës politikë, kryetarë shtetesh e parlamentesh, parlamentarë, ministra, ambasadorë dhe përfaqësues politikë nga e gjithë bota. Gjatë këtij forumi, Kryetari i Kuvendi z. Ilir Meta takoi mes të tjerëve edhe ish-Sekretaren e Shtetit Madeleine Albright, Kryetarin e Parlamentit të Suedisë Urban Ahlin, Kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë David Usupashvili, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, Eurodeputetët Gianni Pittella, Knut Fleckenstein dhe Tanja Fajon, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë politikë nga vende të ndryshme.  

Mesazhi 
Gjatë shkëmbimeve të tij, z. Meta theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit strategjik me SHBA, në planin bilateral dhe në kuadër të NATO-s, në funksion të mbrojtjes së vlerave të përbashkëta demokratike dhe në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajone të ndryshme të botës, ku SHBA dhe Shqipëria janë aleate besnike. Gjithashtu z. Meta shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer me Institutin Demokratik Amerikan dhe evidentoi kontributin tepër pozitiv të NDI në forcimin e parametrave demokratikë të Shqipërisë, veçanërisht në drejtim të rritjes së transparencës dhe demokracisë së brendshme të partive politike. Gjatë punimeve të Konventës Demokratike dhe Forumit të NDI, ku znj. Madeleine Albright dhe ish Senatori Tom Daschle mbajtën fjalën e hapjes, ndërsa të ftuarit po ndjekin nga afër procesin e nominimit të kandidatëve zyrtarë të Partisë Demokratike për President dhe Zv. President të Shteteve të Bashkuara si dhe do të njihen me funksionimin e sistemit politik amerikan.

Takimet e Bashës 
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me drejtues të lartë të Partisë Demokratike amerikane, senatorë dhe kongresmenë të pranishëm në Konventë dhe ne forumet e shumta ku ai është ftuar si mik nderi. Me herët z. Basha ishte i pranishëm në Forumin e Liderëve Botërorë me ftesë të Institutit Kombëtar Amerikan NDI. Z. Basha u takua me liderë nga vende të ndryshme të Evropës, pjesëmarrës në këtë forum. Kreu i demokrateve u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Popullore Evropiane, Antonio Lopez-Isturiz. Sekretari i Përgjithshëm i PPE-së vlerësoi rolin dhe kontributin e z. Basha dhe Partisë Demokratike në realizimin e amendamenteve kushtetuese bazuar në standardet më të mira evropiane. Duke vlerësuar lidershipin e zotit Basha në procesin e hartimit dhe miratimit me konsensus të Reformës në Drejtësi si dhe ligjin e dekriminalizimit, sipas PD, z. Lopez rikonfirmoi gjithë mbështetjen e PPE-së për Partinë Demokratike në rrugën e saj të rikthimit në pushtet dhe krijimit të alternativës që do tu japë shpresë dhe zhvillim shqiptarëve dhe garantojë ecjen e sigurt drejt integrimit europian.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri