Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, sot pasdite do të vizitojë Maqedoninë në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor.
Siç informojnë nga Komisioni Evropian në Maqedoni ajo do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, me liderët e partive politike.
“Për Bashkimin Evropian, puna me vendet e Ballkanit Perëndimor, rajon që është në zemër të Evropës, është prioritet kyç. Punoj për ta parë secilin nga partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor se si përparon në rrugën drejt reformave drejt Bashkimit Evropian, në mënyrë që të sigurohet se ky proces është i domosdoshëm. Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore mbeten me rëndësi thelbësore në këtë kontekst”, theksoi Federika Mogerini para fillimit të turneut të saj.
Mogerini nesër do të jetë në Beograd, ku do të takohet me presidentin serb Tomisllav Nikoliq, kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe liderë të tjerë politikë. Më vonë të njëjtën ditë do të jetë edhe në Tiranë, ku do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të partive politike.
Të shtunën, më 4 mars, Federika Mogerini do të qëndrojë në Kosovë, ku në Prishtinë do të takohet me presidentin kosovar, Hashim Thaçi, me kryeministrin Isa Mustafa dhe përfaqësues të tjerë politikë
Pas vizitës në vendet e Ballkanit Perëndimor, Federika Mogerini pritet të formulojë një raport për gjendjet në rajon, i cili më pas do të shqyrtohet në Këshillin e punëve të jashtme të Bashkimit Evropian.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com