Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Helmut Hoffmann tha sot se shtyrja e vizitës së Ramës në Beograd, në këto rrethana, është një veprim i zgjuar, ndërsa i bëri thirrje palëve që të bëjnë përpjekje për pajtim.
"Shqipëria vlerësohet për rolin e moderuar që ka luajtur për shumë vite në rajon, Në këto ditë jo fort emocionuese mund ta shohësh se asgjë nuk merret gratis, por duhen përpjekje nga të gjitha palët për pajtim. Ne e kuptojmë, se në rrethana fatkeqe, është diçka e zgjuar që të shtysh një vizitë të rëndësishme. Ne ndajmë pikëpamjet, si shumë të tjerë, se është e rëndësishme për të gjithë që të vazhdojmë të angazhohemi në mënyrë konstruktive dhe kjo është mënyra e vetme për rajonin, që të ketë progres", u shpreh ambasadori gjerman.
Deklarata e tij u bë në fjalën e mbajtur sot në hapje të konferencës "Së bashku drejt BE-së", e organizuar me rastin e 21 Tetorit, ditës së bashkëpunimit shqiptaro-gjerman.
Duke prezantuar rezultatet e deritanishme dhe projektet që Gjermania planifikon të zbatojë në të ardhmen në bashkëpunim me institucionet shqiptare Hoffman theksoi rolin e rëndësishëm që qeveria shqiptare mund të luajë në këtë sipërmarrje të përbashkët, duke koordinuar prioritetet dhe pritshmëritë e vendit.
Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, ambasadori veçoi marrëveshjen për energjinë me ndërtimin e linjës energjitike me Malin e Zi, Kosovën dhe Shqipërinë, e cila, sipas tij ka një rëndësi strategjike për sistemin energjitik shqiptar.
Po ashtu Hoffman vuri në dukje dhe projektet gjermane në rehabilitimin e sistemit ujësjellës, në disa zona të vendit. Që nga viti 1992, tha ai, është rehabilituar sistemi i furnizimit me ujë duke shpenzuar miliona dollarë dhe euro për qytetarët shqiptarë dhe ndikimi i këtyre projekteve nuk ndihet vetëm në spitale, por në çdo shtëpi.
Kjo, sipas Hoffman, ka një ndikim pozitiv dhe për turizmin në vend, ku gjithashtu pala gjermane është e angazhuar të bashkëpunojë në sistemin e menazhimit të mbetjeve, përmes ricklimit, duke mbyllur shumë zona të pamenazhuara më parë.
Gjithashtu, ambasadori tha se Gjermania mbështet stimulimin e agrokulturës, e cila, konstatojmë se nuk përdoret si duhet, ndonëse kemi ofruar grante për fermerët dhe industrinë ushqimore. Me rëndësi janë dhe projektet gjermane në fushën e biodiversitetit për liqenet e Shkodrës dhe Prespës.
Ambasadori shprehu angazhimin për vazhdimin e bashkëpunimit dypalesh, përmes projekteve me KfW-në gjermane dhe shoqatave partnere shqiptare.
ATSH
/Shqiptarja.com