Vizita në Beograd, Rama s'takon
presidentin serb Tomislav Nikoliç

Vizita në Beograd, Rama s'takon<br />presidentin serb Tomislav Nikoliç
Kryeministri Edi Rama nuk do të shtrëngojë dorën me presidentin serb Tomislav Nikoliç, gjatë vizitës së tij në Beograd. Të paktën kështu shkruan gazeta beogradase “Politika” e cila në numrin e sotën thotë se ka siguruar axhendën e kryeministrit shqiptar në Serbi.

Këshilltari i Presidentit të Republikës Ivan Mrkiç nga ana tjetër ka thënë për televizionin  B92 se nuk dihet nëse do të ketë takim Nikoliç–Rama. 

"Kohët e fundit Presidenti Nikoliç kishte një takim të suksesshëm me Presidentin e Shqipërisë në Dubrovnik. Dhe tani, me takimin e dy kryeministrave dëshmojmë se ne jemi të orientuar për të ndërtuar paqen dhe stabilitetin në rajon pavarësisht provokimeve të paturpshme të disa qarqeve shqiptare. E ardhmja e përbashkët evropiane angazhon të dyja palët në mënyrë të barabartë", thotë Mrkiç për B92. 

Por sipas gazetës serbe  "Politika", Rama gjithashtu  ka planifikuar të mbajë një tubim publik në Preshevë dhe që prefekti i Beogradit t’ia dorëzojë çelësat e kryeqytetit.

Ajo thekson se Rama planin nuk e ka dërguar pa konsultim me autoritet serbe.

Vizita e kryeministrit Rama në Serbi është shtyrë për në 10 nëntor pas një bisede telefonike me homologun e tij serb, pas incidentit në stadiumin Partizani të Beogradit.  Ja axhenda e kryeministit Rama në Serbi  
 
edi rama politika
































Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim