Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, nisi sot nje vizite zyrtare parlamentare ne Mbreterine e Bashkuar, shoqëruar nga Kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme, Arta Dade.
Delegacioni shqiptar i mireprit ne Parlamentin Britanik nga zv/Kryetari i Dhomës së Ulët, Lindsay Hoyle dhe zhvilloi takime të veçanta me znj. Madeleine Moon, Kryetare e Grupit të sapokrijuar te Miqesise me Shqiperine, Lord Boëness, Sekretar i Grupit te Miqesise dhe Komisioneren Parlamentare per Standartet znj. Kathryn Hudson.
Gjatë takimeve të ditës së parë, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta nënvizoi me interlokutorët britanikë rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, veçanërisht pas referendumit britanik mbi anëtarësinë në BE.
Meta theksoi se marrëdhëniet me Britaninë e Madhe kanë qenë gjithnjë të rëndësishme dhe në këtë drejtim, të dy parlamentet duhet të punojnë më ngushtë së bashku për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh.
Në këtë drejtim, Meta shprehu mirënjohjen për krijimin e Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Britanik duke shprehur njëkohësisht bindjen se anëtarët e grupit do të japin një kontribut të çmuar për forcimin e shkëmbimeve dhe kontakteve ndërparlamentare.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO