Vizita në Gjermani, Rama: Do
falënderoj personalisht Merkel

Vizita në Gjermani, Rama: Do<br />falënderoj personalisht Merkel
Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot vizitën që do të zhvillojë më 28 Nëntor në Berlin, ku pritet të takohet me Kancelaren Angela Merkel. Në takimin në Gjermani kryefjalë pritet të jetë hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen e Bashkimit Europian.

Pohimi mbi vizitën në Berlin nga Rama, u bë sot në Tiranë ku u firmos marrëveshja mes Gjermanisë dhe Shqipërisë për pjesën e dytë të financimit të projektit “Linja e Interkonjeksionit 400 kV, Shqipëri-Maqedoni”.

Rama u shpreh se do të falenderojë personalisht Kancelaren Merkel për ndihmën e pakursyer ndaj Shqipërisë.

Gjej rastin ti shpreh dhe njëherë falënderimet më të sinqerta Kancelares Merkel, së cilës do të kem fatin së shpejti t’ia paraqis dhe personalisht vetë fatmirësisht.
Falenderoj të gjithë palën gjermanë që kanë një kontribut të jashtëzakonshëm në fuqizimin e këtyre marrëdhënieve.
Dua të përshëndes një mik të shtrenjtë që na priti në Hamburg me një grup investitorësh dhe miq të Shqipërisë. Unë dua t’ju them se ne jemi sot edhe më mirënjohës edhe më të vendosur për t’i forcuar edhe më shumë marrëdhëniet me Gjermaninë. Dhe për të mësuar edhe sa më shumë nga këto marrëdhënie, pasi Gjermania është më forta jo se ka më shumë, por se di më shumë dhe se ka më shumë se di më shumë"
.

Ndërkohë edhe burime nga kryeministria konfirmojnë për Report Tv e Shqiptarja.com se Protokolli po përgatit vizitën e Ramës në kryeqytetin gjerman.

Vizita e kreut të Qeverisë shqiptare në Berlin ndodh në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
 
Sipas asaj që raportojnë mediat e Kosovës, në 28 Nëntor në Berlin, numri 1 i qeverisë gjermane, Angela Merkel, do t'i japë kryeministrit shqiptar lajmin se BE-ja ka vendosur çeljen e negociatave të anëtarësimit.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin