Kryeministri Edi Rama tha se priste që brenda vitit, Shqipëria dhe Greqia do të konfirmonin përmes një dokumenti të ri të Partneritetit Strategjik, bashkëpunimin mes dy vendeve tona në shumë fusha kyçe.
Komentet Rama i ka bërë teksa ka folur ditën e sotme në podkastin e tij ‘Flasim’ për vizitën e tij në Greqi, ku mori pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit, si dhe u prit në takim nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.
Rama shprehu besim se bashkë me Mitsotakis do të arrijnë të adresojnë siç duhet çështjet e mbartura mes dy vendeve, teksa shtoi se Greqia vijon të mbetet një mbështetje e fortë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.
“Ndalimi në Athinë ishte i një natyre tjetër, por i lidhur me pozicionin e Shqipërisë dhe dëshirën për ta parë Shqipërinë të përfaqësuar në nivelin më të lartë dhe për të dëgjuar qëndrimet dhe opinionet tona, posaçërisht në këtë rast, në një forum ekonomik me reputacion dhe prestigj ndërkombëtar, ku për shkak të fqinjësisë dhe historisë, Shqipëria kishte një vend të posaçëm në atë platformë, ku diskutohen drejtimet kryesore të zhvillimit global, por edhe të atij rajonal, por edhe të marrëdhënies me vendin fqinj.
Shkova të marrë pjesë në forum, por pata kënaqësinë të pritesha nga kryeministri i Greqisë Mitsotakis, një mik i vyer i Shqipërisë, me të cilin bëmë një bilanc të ecurisë së punës së grupit të përbashkët që kemi ngritur, për t’i dhënë njëherë e mirë përgjigje të gjitha çështjeve të mbartura dhe për ta çuar në një nivel të ri marrëdhënien ndërshtetërore mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Më vjen shumë mirë të them se nga ana e Mitsotakis ka një vullnet absolut për të bërë adresimin e të gjitha çështjeve të mbartura dhe për të konfirmuar brenda këtij viti përmes një dokumenti të ri të Partneritetit Strategjik, natyrën shumë speciale të marrëdhënies mes dy vendeve dhe nga ana tjetër për ta mbështetur Shqipërinë gjithmonë në rrugën drejt BE. Jam besimplotë se do të arrijmë të adresojmë çështjet e mbartura dhe do të forcojmë edhe më shumë marrëdhënien tonë përmes një kujdesi të posaçëm, qoftë për minoritetin grek në Shqipëri dhe qoftë për shqiptarët në Greqi”, tha mes të tjerash Rama.
Lajm në përditësim...
Kryeministri Edi Rama është shprehur se Presidentin i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed Bin Zayed, ka qenë dhe mbetet një mik i vyer i shqiptarëve.
Komentet Rama i bëri në podkastin e tij ‘Flasim’, ku rrëfeu detaje nga takimi me Presedentin e Emirateve, gjatë vizitës së tij pak ditë më parë në Abu Dhabi.
Vizita sipas kryeministrit, ishte në shenjë solidariteti pas agresionit nga Irani, gjatë luftimeve të Teheranit kundër SHBA-së dhe Izraelit.
Rama përmendi se Presidenti Zayed urdhëroi vënien në dispozicion për Shqipërinë të fondit më të madh të solidaritetit, për tërmetin e vitit 2019, fond me të cilin sipas kryeministrit, u ndërtua një lagje moderne në Durrës.
Më tej Rama përmendi edhe të atin e Presidentit Zayed, i cili sipas tij, ka dhënë një ndihmë të vyer për popullsinë e Kosovës, gjatë kohës së luftës në vitin 1999.
“Pata një vizitë të shkurtër në Abu Dhabi dhe më pas edhe në Greqi. Në Abu Dhabi shkova për të takuar një mik shumë të çmuar të Shqipërisë e të shqiptarëve, por edhe një lider nga më të respektuarit sot botërisht, që kam nderin ta konsideroj edhe mikun tim, Presidentin Sheik Muhamed Bin Zayed, në një moment shumë të ndjeshëm për vendin e tij dhe për atë rajon të përfshirë në një konflikt si rezultat i sulmit ndaj regjimit kriminal të Teheranit. Ishte një vizitë solidariteti, për të konfirmuar vëllazërinë që na lidh me ato vende. Emiratet do e kalojnë këtë fazë dhe do të dalin më të forta nga kjo sfidë.
Presidenti i Emirateve është një mik i sprovuar i Shqipërisë, pasi që në rininë e tij ai ka ardhur në Shqipëri për të udhëhequr grupin e dërguar nga i Ati, i ndjeri She Zayed, në ndihmë të atyre shqiptarëve që braktisën shtëpitë e tyre në Kosovë dhe u dyndën në Shqipëri, ku qëndruan në masë të madhe në Kukës, për të ikur nga makineria vrastare e Millosheviçit.
Me atë njeri të madh është ndërtuar një marrëdhënie që në 10 vitet e fundit ka marrë një përmasë krejt tjetër. Ishte pikërisht Presidenti i Emirateve që urdhëroi disbursimin e fondit më të madh të solidaritetit pas tërmetit, fond me të cilin është ndërtuar një lagje moderne në Durrës. Me Emiratet na lidhin edhe punë e projekte të karakterit strategjik. Nga ane e Presidentit të Emirateve mora një energji pozitive për Shqipërinë dhe konfirmimin se miqësia jonë bëhet më e fortë dhe se aleanca jonë do të forcohet hap pas hapi”, tha mes të tjerash Rama.
Komente











Po ceshtjen e shqiptareve te Çamërisë si do trajtohet?
Përgjigju