“S’mund ta besoj dot që parësi im ta ketë dëshiruar një poshtërim të kryeministrit të Shqipërisë ne Beograd dhe për me tepër duke qenë se ka kaluar shumë truproja duhet ta dinte që truprojat e nderit kanë flamurin e shtetit që përfaqësojnë. Simbolika e protokollit është e tillë, por besoj se është çështje moshe dhe në moshë janë pasoja të padëshiruara që vijnë dhe nuk ka mundësi të jetë harresë e qëllimshme po besoj është në procesin biologjik të një rrjedhje të kujtesës. Duke e mirëkuptuar këtë dhe duke respektuar një njeri në moshë të thyer besoj nuk është e udhës të komentoj. Jemi të detyruar t’i tolerojmë çdo harrje të kujtesës, unë nuk ja marr për keq”.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)