Vizita në SHBA, portali afër
Trump zbardh takimet e Bashës​Rama në Francë ‘thumbon’ sërish Bashën

Vizita në SHBA, portali afër<br />Trump zbardh takimet e Bashës​Rama në Francë ‘thumbon’ sërish Bashën
Pas dyshimeve që janë ngritur mbi vizitën e kreut të PD Lulzim Basha në Amerikë, sipas të cilit ka marrë mbështetjen nga disa kongresmenë amerikanë mbi qëndresën e opozitës, "Breitbart News" një portal afër Trump ka zbardhur takimin e tij.
 
Në artikull shkruhet se Basha është takuar me kongresmenin Pete Sessions, Kryetar i Komisionit të Buxhetit të Kongresit; kongresmenin Michael McCaul, Kryetar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Kongresit, kongresmenin Ed Royce, Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit, kongresmenin e Kalifornisë Dana Rohrabacher, anëtar me peshë i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Kryetar I Nënkomitetit për Europën dhe Euroazinë të Kongresit.
 
Sipas "Breitbart News", Basha është shprehur se në vendin e tij është në rrezik të madh e ndërsa sipas tij Rama ka lejuar lulëzimin e krimit dhe korrupsionit.
 
“Shqipëria është një situatë të veçantë dhe të vështirë, në një krizë politike, rezultat i një ofensive të krimit të organizuar ndaj të gjitha strukturave shtetërore, shtetit ligjor dhe demokracisë. Problemi i bashkëpunimit të fshehtë mes politikës dhe krimit nuk është gjë e re në Ballkan. Por, problemi i veçantë që ka Shqipëria është promovimi i hapur dhe prania në politikë e njerëzve me rekorde të tmerrshme kriminale në të shkuarën e tyre, të dënuar në vendet e BE për trafik droge, prostitucion, trafik të qenieve njerëzore dhe vepra të tjera të krimit të organizuar”. Bandat dhe grupet kriminale të lidhura me terroristë kontrollojnë ferma kanabisi dhe organizata të magazinimit dhe shpërndarjes së drogës, duke patur imunitet nga qeveria Rama", mësohet të jetë shprehur Basha.
 
Gjithashtu, kreu i opozitës gjatë një interviste për këtë media, ka hedhur akuza se kreu i qeverisë Rama ka lidhje me filantropin George Soros. Basha u shpreh se ai beson që Rama është investimi kryesor i George Sorosit në Shqipëri dhe Ballkan dhe se fakti që ai si kryetar opozite ka mbështetur Presidentin Trump e kanë bërë shënjestër të përbaltjes nga organizata e Sorosit.
 
"Jam sulmuar ashpër nga ai e njerëzit e tij dhe gjithashtu nga media ndërkombëtare sepse jam mbështetës i Trumpit”.

Portali Breitbart.com,konsiderohet si një media ultra e djathtë, raciste, anti-semite, dhe pro nacionalistëve të bardhë. Në më shumë se një rast, gjatë kohës që drejtohej nga këshilltari aktual i Trump, Stephen Bannon, Breitbart.com ka botuar tekste kundër muslimanëve e hebrenjve.

Lajmi për Bashën në këtë portal vjen pas reagimit nga Ambasada Amerikane në Tiranë, ku theksohej se administrata Trump nuk mbështet bojkotin e partive ndaj institucioneve dhe zgjedhjeve.

Redaksia Online
(d.b/B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës