Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, priti Mensur Bytyqin, Drejtor për Turizem dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Prizrenit. Bashkëbisedimi mes tyre u përqëndrua në shfrytëzimin e hapësirave dhe mundësive për bashkëpunim mes Sarandës e Prizrenit, si marrëdhënie mes njerëzve, por edhe duke u i formatuar ato si marrëdhenie mes dy kryeqyteteve joadministrative të Shqiperise e Kosovës, respektivisht Saranda, e njohur si "kryeqytet i turizmit" dhe Prizreni, i konfirmuar si "kryeqytet" i kulturës dhe historisë. Gjatë bisedës u hodh ideja e organizimit të një konference të përbashkët me platformë promovimin dhe zhvillimin e resurseve respektive që u interesojnë turistëve shqiptarë e kosovarë.
Ndërkohë, u hodh ideja e ndërtimit edhe të guidave të përbashkëta turistike, për ta prezantuar si një produkt të vetëm dhe si një destinacion plot variacion Shqipërinë e Kosovën, për të arritur edhe ne guida rajonale për rajonin ballkanik. Vizita e zotit Bytyqi në Sarandë vjen disa ditë dhe si impakt i parë i pjesemarrjes së Sarandës në Panairin e Prizrenit, kushtuar promocionit turistik, etngorafisë, artizanatit dhe gastronomisë. /atsh/
/Shqiptarja.com