Nga materniteti i ri i Sarandës, Rama nxit nënat: Bëni sa më shumë fëmijë

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të shtunë maternitetin e ri të ndërtuar në Sarandë. Teksa takoi nënat e reja, Rama njoftoi se do të ndërtohen edhe disa të tjera në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

“Një maternitet i ri që ta shohin tërë Kadrinjtë e të qepin gojën për ca kohë, ndërkohë që ja si ky do të bëhen edhe të tjera maternitete të tjera gjatë këtij mandati, Kukësi, Korça, Pogradeci, Berati”, shkruan Rama përmbi videos së publikuar në rrjetin social "Facebook", duke përsëritur kështu fjalën e dhënë nga materniteti i ri i Sarandës.

Deklaratave të mëparshme për bonuset e bebeve, Rama iu ka bashkangjitur edhe thirrjen për shtimin e lindjeve.

Në janar kemi 300 mjekët e parë, pastaj do të vijojmë me bonuset. Ky është spitali i rilindjes. Tani do të bëjmë edhe rritjen e rrogave  për infermierët, mjekët dhe të gjithë personelit. Krahasuar me nga u nisëm jemi shumë mirë, por në krahasim se ku duam të shkojmë kemi shumë përpara.  Tani t’i nxisim të bëjnë më shumë fëmijë.

Edi Rama, Kryeministër 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen