Vizitë në Meksikë,sekretari amerikan
Tillerson drejt 'misionit të pamundur'

Vizitë në Meksikë,sekretari amerikan<br />Tillerson drejt 'misionit të pamundur'
Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson mbërriti në Meksikë në kërkim të një misioni të pamundur siç e cilësojnë analistët.  

Gjatë vizitës Tillerson do të përpiqet që të dyja vendet 'të qetësojnë gjakrat'.

Kreu i ri i departamentit të shtetit do të përpiqet të lehtësojë marrëdhëniet, pak kohë pas deklaratave të forta që manjati ka bërë për rregullat e reja për emigrantët.

Sipas këtij plani siç u theksua edhe ditën e djeshme të gjithë emigrantët pa dokumente do të deportohen ku përfshihen edhe ata që kanë hyrë ilegalisht në SHBA nga Meksika.

Por ministri i jashtëm i Meksikës Luis Videgaray nuk është aspak i çuditur.

“Dua të qartësoj se qeveria e Meksikës dhe meksikanët nuk do të duhet të pranojnë masat që një tjetër qeveri mendon të imponojë. Ne nuk do ta pranojmë  nuk ka asnjë arsye për ta bërë një gjë të tillë. Mbi të gjitha nuk është në interes të Meksikës” u shpreh ministri.

Videgaray po ashtu ka paralajmëruar SHBA sa i përket trajtimit të shtetasve meksikanë.

“Meksika nuk do të hezitojë aspak të shkojë në organizma ndërkombëtarë për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe liritë, duke mbrojtur meksikanët në të gjithë botën, gjithmonë duke respektuar ligjin ndërkombëtar," shtoi ai.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka propozuar ndërtimin e një muri me Meksikën, vendim i cili ka ngjallur shumë protesta në vend.

Madje sipas zërave do të jetë vetë qeveria meksikane e cila do të paguajë për ndërtimin e murit, por për momentin manjati ende nuk ka folur publikisht.

Më shumë se 11 milionë emigrantë ilegalë mendohet se jetojnë në SHBA, pjesa më e madhe e të cilëve janë meksikanë. Emigrantët dhe kontrolli i kufinjve ishin çështjet kryesore të fushatës së tij presidenciale.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri