Tiranë-Policia e Tiranës ka arrestuar 37 vjeçarin Eragon Aliay pasi vodhi me forcë 8 aparate celulari rreth orës 10:00 në Paskuqan të Tiranës.
Arrestimi është bërë pak minuta pasi ndodhi vjedhja, ishte vetë pronari i dyqanit ai që telefonoj policinë. Pas verifikimeve rezultoi se autori ishte lindur në Vlorë dhe banues në Izrael, dispononte edhe pasaportën izraelite.
Njoftimi i policisë:
Një 37 vjeçar nga Vlora, banues në Izrael, (me pasaportë Izraelite) është arrestuar, pasi grabiti 8 aparate celularësh në Paskuqan. Ndërhyrja e menjëherëshme e një punonjësi të Repartit Special “ Shqiponjat” që po shkonte në shërbim, dhe mbërritja në kohë e partullave të policisë bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 8 aparate celular që autori mori me forcë në dyqan.
Më datë 29.01.2018, rreth orës 11:00, në Paskuqan, shtetasi Eragon Aliay është futur në dyqan celularësh të një kompanie dhe pasi ka shtyrë shitsen me forcë ka marrë 8 aparate celular dhe është larguar me vrap.
Shitësja e dyqanit ka njoftuar Policinë në numrin 112, ku në drejtim të adresës së dhënë janë nisur menjëherë shërbimet policore si dhe skuadra “Shqiponjat.
Në afërsi të vedit të ngjarjes ishte duke lëvizur në këmbë për të shkuar në punë edhe një punonjës policie i Reparit Special Shqiponjat, i cili porsa ka parë shtetasin e lartpërmendur që po vraponte dhe shitsen e dyqanit që po kërkonte ndihmë është vënë menjëherë në ndjekje të tij.
Shtetasi Eragon Aliay kur ka parë se po e ndiqte punonjësi i Policisë ka hedhur në rrugë aparatet celularë dhe ka vijuar lëvizjen me vrap por që është kapur nga punonjësi i policisë ku në ndihmë të tij mbërritën edhe dy patrulla të Policisë, të cilët bënë shoqërimin e tij për në Komisariatin e Policisë Nr 5 Tiranë.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Eragon Aliay, 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Izrael, (me pasaportë Izraelite). Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 aparate celular. Shtetasi lartpërmendur kishte hyrë në Shqipëri dy javë më parë dhe sipas informacioneve nuk kishte destinacion final por endej rrugëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com