E rrallë në Gjykatën e Tiranës, në kërkim të hajdutit të papagallit! 'Togat e zeza': Gjeni autorin! Një vajzë e vogël po pret prej muajsh mikun e saj që 'flet'

E rrallë në Gjykatën e Tiranës, në kërkim të hajdutit të papagallit! 'Togat e zeza': Gjeni autorin! Një vajzë e vogël po pret prej muajsh mikun e saj që 'flet'

Kafazi bosh dhe tipi i papagallit që ka humbur

Një histori jo si të gjitha të tjerat ajo në Gjykatën Penale të Tiranës. Një vajzë e vogël është në pritje të papagallit të saj të zhdukur, fati i të cilit e ka detyruar gjykatën të rrëzojë prokurorinë dhe të kërkojë më shumë hetime.

Pronarit të papagallit L.SH  i janë dashur muaj kërkimi, siç thotë ai trajtim psikologjik për vajzën e vogël e cila kishte një lidhje të jashtëzakonshme me shpendin e rrallë dhe një padi në Gjykatën e Tiranës për vjedhje, për të gjetur një mik të veçantë që e kishte në familje, dhe që prej datës 26 korrik 2021 rezulton i vjedhur ose i humbur.

Çështja penale është regjistruar në Gjykatën e Tiranës 13 shtatorin e kaluar për një ngjarje të disa 45 ditëve më parë, kur Shëmbitraku ishte në biznesin e tij, një sipërmarrje familjare pastiçeri, aty ku kishin edhe një papagall, i cili sapo kishte filluar të imitonte të folurën e njerëzve. Vajzës së vogël të familjes papagallin ia kishte bërë dhuratë i vëllai dhe ajo ishte marrosur pas tij.

Pasditen e verës së kaluar dikush e kishte marrë papagallin, e kishte futur në makinë dhe ishte larguar.

Pronari i tij është interesuar dhe ka identifikuar targat e mjetit që i mori papagallin, ka identifikuar pronarin e mjetit. I ka shkuar në shtëpi, ka komunikuar me të dhe të birin e tij i cili e kishte në përdorim makinën atë ditë. Në komunikimin e kallëzuesit me babë e bir, ata i kanë treguar se e kanë marrë papagallin, e kishin çuar te shtëpia, e kishte vënë në kafaz dhe, në mëngjes, nuk e kishte gjetur aty, pasi kishte dalë.

Por kallëzuesi nuk e ka besuar dhe ka shkuar te banesa e personit që i kishte marrë papagallin. Te kafazi nuk kishte asnjë shenjë të shpendit, por te dera e shtëpisë ka gjetur disa pendë papagalli. Përsa i përket vlerës monetare te papagallit kallëzuesi është shprehur se nuk e di vlerën konkrete por ai për ta është i pazëvendësueshëm pasi ishin shumë të lidhur me të, sidomos vajza e cila vetëm qante.

Prokuroria ka pyetur edhe personin që akuzohet se vodhi papagallin. Ai ka deklaruar se ka qenë në semafor kur ka ndalur makinën dhe një zog papagall është ulur në rruge. Papagalli ka vrapuar pak pasi një makinë po e shtypte. Ai e ka marrë në shtëpi papagallin, e ka lëne në një kafaz të vjetër, ka dalë nga shtëpia dhe, kur është kthyer, nuk e ka gjetur më aty. Ai pretendon se e ka gjetur si zog të braktisur dhe nuk ka pasur qëllim ta mbante por të nesërmen do botonte foto të tij në rrjetet sociale.  Ai është shprehur që po ta dinte që dikush po e kërkonte papagallin nuk do ta merrte.

Prokuroria thotë se gjithashtu u bënë kërkime për pamje filmike në mjediset afër vendit ku ndodhej papagalli por nuk u bë e mundur gjetja e tyre.  Nga provat sipas Prokurorisë nuk arrihet të provohet që është vjedhur papagalli por vetëm pretendime të palëve.

Duke qenë se pamjet filmike mungojnë për ngjarjen, duke qenë se papagalli është gjetur jashtë mjediseve të pastiçerisë (ku rri zakonisht) apo në një kafaz, nuk mund të vërtetohej vjedhja ndaj prokuroria kërkoi që të pushohej çështja.

Por ky përfundim nuk është pranuar nga Gjykata e Tiranës. Pasi ka marrë në shqyrtim çështjen, ka pyetur sërish palët, gjykata e ka kthye seri çështjen për hetim duke i kërkuar prokurorisë që të gjejë çfarë ndodhi me papagallin.

Kafazi

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vin: 20/02/2022 12:02

    Ma informoni me tej si do shkoj kjo pun se u beme merak tani.

    Përgjigju
  • Iris: 20/02/2022 01:24

    Ai lloj papagalli eshte /African grey/,eshte me inteligjenti i papagajve,kerkojne klime te ngrohte.Nese e ka kapur dikush eshte me fat,ne te kunderten ,me ate dimer te ashper nuk ka shans te mbijetoje.Le te shpresojme qe edhe po s'u gjet,te pakten familja t'i marre vajzes nje tjeter.Edhe une kam dy papagaj te llojit me te vogel-parakeet,me origjine nga Australia.Asnjehere nuk i le jashte pa qene prezente dhe vete.Brenda ne shtepi, jane te lire te levizin,te fluturojne e te bejne c'te duan,por gjithmone nen monitorim.

    Përgjigju
    • irisu: 20/02/2022 07:56

      hajde FBI hajde, gjithmonë në monitorim papagallët...

  • Sheshi WILLSON: 19/02/2022 20:59

    I them te zotit te papagallit se me vjen keq per ate cupen e vogel qe papagalli eshte te dyqani kafsheve te sheshi Willson,Atje e shiten per 100 euro.Ai qe e ka tani quhet Telemak.Shkoni shpejt ndoshta se ka shitur

    Përgjigju
  • Scutari: 19/02/2022 20:57

    Lajm shumë interesant!! Me vjedhje....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen