Romë- Katër minuta i është dashur grupit të “skifterëve” akrobatikë, për të vjedhur 1 milion euro dhe bizhuteri e sende me vlerë, në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë të Italisë, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë (11 Gusht). Dyshimet nga hetimet e deritanishme janë se autorët janë me origjinë shqiptare.
“Kështu veprojnë bandat shqiptare që po vjedhin shtëpi në veri të Romës”, raporton “La repubblica”.
Episodi i fundit ndodhi në “Via Courmayeur”, ku banesa e gazetarit Mimmo Del Giudice u zbraz pa vënë re asgjë bashkëshortët pronarë, që ishin në gjumë.
Media i cilëson autorët si “një bandë hajdutësh akrobatësh profesionistë, të lidhur me botën e krimit shqiptar”. Edhe një ditë më pas hetimet po vijojnë me mbledhje dëshmish, pamje të kamerave të sigurisë dhe gjurmët daktiloskopike apo biologjike të lëna nga agresorët.
Gazetari në pension Mimmo Del Giudice tha se u zgjua të dielën në mëngjes (11 Gusht) për të gjetur apartamentin e tij tërësisht të kthyer përmbys. Hajdutët janë ngjitur nga pjesa e jashtme e godinës në katin e tretë dhe më pas kanë hyrë nga një dritare pa grilë.
“Ne gjetëm qepenin e thyer dhe e gjithë shtëpia u kthye përmbys. E vetmja dhomë në të cilën nuk hynë është e jona”, ka dëshmuar ai.
Teksa ka shtuar se autorët kishin hapur kasafortën, ku ndodheshin shuma prej 1 mln euro nga kursimet e të gjithë karrierës së punës së tij dhe pensionit, si dhe sende me vlerë të çiftit.
Policia e stacionit policor Ponte Milvio po heton rastin, pasi ka marrë pamjet nga kamerat e vëzhgimit të “Italpol”, e cila është përgjegjëse për vëzhgimin brenda konsorciumit në via Cortina D'Ampezzo. Një lagje ekskluzive, e banuar nga profesionistë dhe sipërmarrës. Zona në fjalë monitorohet nga rreth 40 kamera me qark të mbyllur.
Lagja ku ndodhi vjedhja, në Romë
A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
33.3%
-
Të gabuar
33.3%
-
Nuk e di
33.3%
Vota total: 9
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Zjarr në një platformë nafte në det, roja bregdetare evakuon punëtorët (VIDEO)
22 Janar, 19:29
-
Fatos Çoçoli: Energjia sot dhe nesër
22 Janar, 18:53
-
VIDEO/ Hamilton nget për herë të parë Ferrarin, tifozët në festë
22 Janar, 17:42
-
Romë/ Po shisnin kokainë në festën tradicionale të zonës, arrestohen 2 adoleshentët shqiptarë! Për njërin urdhërohet dhe dëbimi nga Italia
22 Janar, 17:42
-
Itali/ Ndjekje si në filma, ‘skifterët’ shqiptarë përplasin makinën e karabinierëve, plagosen 3 efektivët! Arrestohen 3 nga të dyshuarit, njëri arratiset
22 Janar, 15:55
-
Itali/ Makinë me qira dhe Google Maps për të trafikuar kokainën, në pranga shqiptari 24-vjeçar
22 Janar, 15:33
-
Itali/ Shiste drogë të kamufluar pas paketimeve me figura sportistësh të njohur, arrestohet 22-vjeçari shqiptar!
22 Janar, 15:19
-
Foshnja një ditëshe rrëmbehet në spital/ Çifti e vesh vajzën me rroba djemsh, prindërit përjetojnë orë tmerri (VIDEO)
22 Janar, 14:48
-
Tiranë/ Operacioni 'Catch', kapen dhe ndalohen 5 persona të shpallur në kërkim për shitje narkotikësh, dhunë në familje dhe vjedhje
22 Janar, 10:56
-
Itali/ Po punonte në kantierin e ndërtimit, humb jetën shqiptari 63-vjeçar në Rovato! Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmon vdekjen nga shkaqe natyrore (EMRI)
22 Janar, 10:48
-
Lezhë/ Vodhën para në një berberhane duke thyer xhamat, kapen dy të miturit! 17-vjeçarit i gjendet edhe një dorezë metalike
22 Janar, 10:33
-
Itali/ 18 vite burg për algjerianin që vrau Klajdi Bitrin! Shqiptari u godit me shtizë peshkimi se mbrojti shokun e tij
22 Janar, 09:52
Si ka mundesi qe nje gazetar me te ardhurat qe ka, ka 1m euro cash ne shtepi??
PërgjigjuORE KAÇI PO TI SKE PA GAZETARËT SHQIPTAR KAN BA NGA I MILION EURO SE KAN SHTËPIT NGA 3 MILION EURO NË ROLLING HILLS..... JO MË AI QË ASHT TALIJANË.... ORE KAÇI THIRO MBËNDJES DUHET GKETUR HAJDUTI PO LËRI SI I KA BA LEKËT.... PYT GRIDA SUMËN SI I KA BA LEKËT JO ITALJONIN....