Vjedhja e Bankës, Didi: Hetimin
për thesarin po e bën Prokuroria

Vjedhja e Bankës, Didi: Hetimin<br />për thesarin po e bën Prokuroria
TIRANE- Roli i Policisë së Shtetit në hetimin e çështjes së vjedhjes së 713 milionë lekë nga thesari i Bankës së Shqipërisë, është thjeshtë mbështetëse e prokurorisë. Është vetë kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi i cili ka deklaruar se, policia është veçuar nga kjo çështje për shkak se denoncimi fillimisht është bërë në institucionin e akuzës dhe dosja nuk ka shkuar ndonjëherë në polici.

Në një intervistë për Vizion Plus, drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka sqaruar edhe këto arsye të atmosferës së mosbesimit mes dy institucioneve të rendit e akuzës. Ka patur rrjedhje të informacioneve nga të dy palët gjatë muajve të fundit, por kjo sipas Didit ka qenë e dyanshme. “Për këtë arsye edhe hetimi për vjedhjen e bankës është një eskluzivitet i prokurorisë ndërsa, policia është angazhuar në zbatimin e procedurave ndihmëse nga urdhër-arrestet e deri tek marrja e masave për zbardhjen e skandalit”, ka deklaruar gjatë intervistës së tij, Artan Didi.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka sqaruar rolin e policisë në këtë ngjarje si dhe peshën që kanë uniformat blu në funksion të hetimit për mega skandalin e vjedhjes së mbi 7 milion dollarëve. Sensibiliteti qe ka kjo ngjarje në opinionin publik ka bërë që policia të mos dublojë prokurorinë në këto hetime, për të evituar problemet që mund të rrjedhin prej protagonizmit të mundshëm të atyre që hetojnë.

Aktualisht në qeli në lidhje me këtë ngjarje janë 10 ish-punonjës të Bankës së Shqipërisë, mes tyre Ardian Bitraj dhe ish-kreu i thesarit, Dorian Çollaku. Deri më tani, vetëm Bitraj ka pranuar faktin se ka marrë më shumë se 7 milionë dollarë nga thesari, duke i zëvendësuar pakot me libra të ndryshëm. Për këtë ngjarje hetimet janë në vazhdim dhe priten edhe ndëshkime të tjera.

Shkrimi u publikua në "Shqiptarja.com" (Print) më 17.08.2014
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që e drejtonte

E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që e drejtonte