Fundjavë në plazh dhe festa për ditëlindjen e vajzës kanë qenë alibitë e autorëve të dyshuar për Roland Liti e Robet Kulla të cilët u njohën këtë të shtunë me masën e sigurisë dhe akuzën e vjedhjes së bankave kryer në bashkëpunim.
I pyetur nga gjykata se përse kishte udhëtuar drejt Malit të Zi dhe nëse gjurmët e gishtërinjve të gjetura në bidonin e ujit në bodrumin ku u grabit banka, Liti u përgjigj duke mohuar provat e akuzës.
“Unë kam qenë duke festuar ditëlindjen e gocës dhe kam qenë në shtëpi. Kjo ka ndodhur me datën 6 gusht.Kam shkuar atje me disa shokë të cilët erdhën nga Gjermania dhe më pas shkuam në Mal të Zi. U nisa herët në mëngjes me makinë. Robert Kulla ka ardh e më ka takuar të nesërmen. Sa i përket gjurmëve të gishtave, nuk bën vaki. Nuk e di, nuk bën vaki. Apsolutisht jo" tha ai.
Ndërsa Kulla të njëjtave pyetje i është përgjigjur se ditën e grabitjes ai ka qenë në plazhin e Tales dhe automjetin e Litit e ka marrë për të udhëtuar në plazh.
Burime të ReportTv nga prokuroria sqaruan se për Kullën këto 30 ditë që është vendosur burg me afat do të kryhen verifikime për burimin e të ardhurave, kontratat e qirave të magazinave në pronësi të tij dhe ekzaminimi i pamjeve filmike të bizneseve në tale të Lezhës ku ai pretendon se ka qenë në fundjavë.
“Deri në përfundim të këtyre hetimeve Robert Kulla, djali i Nehat Kullës i njohur si ‘Gjenerali i kryeqytetit”, do të qëndrojë me 30 ditë afat burg, ndërsa Alan Babameto dhe Roland Liti arrest me burg pa afat” raporton gazetari Arsen Rusta.
Autorët e grabitjes së filialit të bankës u prangosën dy dytë më parë nga policia, e cila faktoi se, ata u futën në bodrumin e bankës dhe nga aty për gjashtë minuta arritën të merrnin mbrëmjen e të shtunës 6 Gusht 2016 mbi 19 milion lekë nga kasaforta e sigurisë në filialin e bankës BKT në rrugën “Ismail Qemali” në zonën e bllokut.
Sipas dosjes së siguruar nga ReportTv pas dy ditëve gërmime nën bodrumin e kasafortës me kriko makine Roland Liti që shihni në këtë foto është future në ambientin e kasafortës në ora 23:13 minuta dhe ka dalë prej aty në orën 23:19 minuta.
Gjithçka ka ndodhur të shtunën në mbrëmje ndërsa mungesa e parave në kasafortën e bankës është pikasur dy ditë me vonesë vetëm ditën e hënë kur stafi dhe arkëtarët e filialit u rikthyen në punë.

Robert Kulla para gjykatës
/Shqiptarja.com

VIDEO