Vjedhja e BSH, Berisha "merr"
në mbrojtje Fullanin dhe Kulen

Vjedhja e BSH, Berisha në mbrojtje Fullanin dhe Kulen">
TIRANE - Berisha i del në mbrojte Guvernatorit të Banës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe anëtarit të Bordit Mbikëqyrës, Dhori Kule. Gjatë një takimi me gazetarët në selinë e PD-së, Berisha theksoi se Fullani nuk ka kërkuar mbështetje politike te PD, por shtoi se është kundër shkarkimit të tij, kur propozimi vjen nga politika. Duke argumentuar situatën në të cilën është futur Banka e Shqipërisë, pas skandalit të pasurisë së Guvernatorit, si edhe vjedhjes së ndodhur në Thesarin e Shtetit, Berisha theksoi se ai do të mbështes çdo nismë që mund të vijë për shkarkimin e Fullanit por që të mos iniciohet nga politika.

“Nëse nisma do të ishte plotësisht jopolitike, do ta mbështesja, por një nismë politike nuk e mbështes kurrë. Kjo është e prerë, parlamenti deri sot ka marrë vendime politike, ndaj dhe kjo ka qenë vështirësia më serioze, një nismë politike e kupolës së mafies shqiptare në Parlament nuk mund të mbështetet kurrë, sepse kreu i “Meduzës” është Rama, se të gjitha këto që bëjnë vendime për arsimin e kanë lidhjen se këta janë një kupolë njerëzish të bërë miliarderë duke vjedhur dhe tani godasin të varfrit në shkollimin e fëmijëve”, tha Berisha.

Por kjo deklaratë e tij është disi kontradiktore pasi për të shkarkuar Fullanin ka vetëm dy mundësi. E para është nga Kuvendi i cili nis procedurat dhe e dyta është me propozim të katër anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës. Nisma nga Kuvendi është politike ndërsa votat për tu iniciuar nga Bordi nuk ekzistojnë kësisoj deklarata e tij duket se del në mbrojtje të Fullanit.

Duke i dëshmuar mbrojtjen e tij ndaj Fullanit i cili sponsorizoi ish-qeverinë Berisha duke blerë “Hotel Dajtin” me vlerë 4.1 miliard lekë, ish-kryeministri theksoi se pas çdo nisme të Kuvendi fshihet kryeministri Rama duke e politizuar në mënyrë të menjëhershme çdo nismë që mund të merret për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

"Dhori Kule mban dy poste, por nuk bën politikë"
Ndërsa i pyetur në lidhje me shkrimin e publikuar nga “Shqiptarja.com”për anëtarin e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë Dhori Kule, i cili mban njëkohësisht edhe postet politike të anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës si dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Berisha i është shmangur po pa mohuar mbajtjen e këtyre posteve nga Kule.

Berisha hoqi një paralelizëm mes postit të Kules dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Jeronim Bazo, duke shtuar se Kule nuk ka bërë kurrë deklarata politike. Megjithatë Berisha nuk e mohoi mbajtjen e këtyre posteve në mënyrë antiligjore të Dhori Kules, por u mundua të “mbronte” atë duke e vlerësuar se në deklaratat e tij ka bërë dallim mes posteve që Kule mban.

“Ka një nen të Kushtetutës, që thotë se Forcat e Armatosura nuk mund të shprehen për politikë. Lexoni komunikatat e shefit të shtabit dhe janë të gijtha të shtypura si të ishin nga PS. Më jepni mua një deklaratë politike të Dhori Kules, me nuancë politike dhe unë të jap të drejtë. Por nëse lexon këtë nen sheh shefin e shtabit vesel të Mimi Kodhelit dhe Edi Ramës.” tha ish-kryeministri

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni