Roli i Policisë së Shtetit në hetimin e çështjes së vjedhjes së 713 milionë lekë nga thesari i Bankës së Shqipërisë, është thjeshtë mbështetëse e prokurorisë. Është vetë kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi i cili ka deklaruar se, policia është veçuar nga kjo çështje për shkak se denoncimi fillimisht është bërë në institucionin e akuzës dhe dosja nuk ka shkuar ndonjëherë në polici. Didi ka sqaruar edhe këto arsye të atmosferës së mosbesimit mes dy institucioneve të rendit e akuzës. Ka patur rrjedhje të informacioneve nga të dy palët gjatë muajve të fundit, por kjo sipas drejtorit Artan Didit ka qenë e dyanshme.
/Shqiptarja.com










