Prokuroria ka ngritur një grup prej disa personash të cilët do të merren me rinumërimin e parave në Thesarin e Bankës së Shqipërisë, pasi dyshohet se nga arkat mund të jenë vjedhur më shumë se 713 milionë lekë. Po ashtu do të hetohen edhe veprimet apo mos veprimet e një komisioni prej tre anëtarësh që ngrihet me urdhër të zëvendësGuvernatorit, që merret me djegien e parave të dëmtuara.
Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se, ëshët i çuditshëm fakti se, si këta persona nuk e kanë parë që lekët e djegura mund të ishin më pak sesa shkruhej në dokumente.
Institucioni i akuzës gjithashtu do të verifikojë edhe rrugën që ndjekin paratë e dëmtuara që të mbërrijnë tek thesari dhe që më pas do të asgjësoheshin. I arrestuari Ardian Bitraj në deklarimet e tij ka thënë se, kishte marrë para pikërisht nga arkat e parave të dëmtuara.
/Shqiptarja.com