Vjedhja e energjisë, arrestohen 12
persona, ndalohen dhe 2 elektricistë

TIRANE- OSHEE dhe Policia e Shtetit ka vijuar edhe sot aksionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike në mbarë vendin. Nga kontrollet e ushtruara nga 108 grupet e përbashkëta të punës janë konstatuar vjedhje të energjisë në 30 raste. Gjatë ditës së sotme janë arrestuar 12 persona të akuzuar për vjedhje të energjisë elektrike, si dhe janë ndaluar 2 punonjës të OSHEE me detyrë elektricist në qarkun Vlorë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
 
Po kështu, sipas Policisë janë shpallur në kërkim 13 persona pronarë biznesesh, të cilëve iu është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë në bizneset e tyre, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 4 autorë të tjerë.
 
“Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici - OSHEE në 1 927 raste. Si dhe janë ndërprerë 1.174 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë. Po gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 288 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë