Ka vijuar puna e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe OSHEE -së, në të gjithë vendin  për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.
 
Edhe kësaj jave në të gjithë vendin kanë vepruar çdo ditë  55 grupe të përbashkëta  Polici – OSHEE.
 
Janë kryer kontrolle  të përbashkëta Polici -  OSHEE në 3.687 raste .
 
Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar  23 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me  23  autorë.
 
Nga këta janë arrestuar në flagrancë  7 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike .

Janë  shpallur në kërkim  10 persona, ndiqen në gjendje të lirë 6 persona.
 
Po gjatë kësaj jave  janë ndërprerë 1.459 lidhje të abonentëve debitorë dhe 23 lidhje të paligjshme.
 
Gjithashtu janë kontrolluar 56 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
 
Policia e Shtetit dhe OSHEE  janë të vendosur ta çojnë  deri në fund punën e nisur ,  deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur  me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)