TIRANË - Edhe gjatë fundjavës dhe ditës së sotme ka vijuar në të gjithë vendin  puna e përbashkët e Policisë  së Shtetit, në bashkëpunim me  OSHEE, për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Burime nga Policia e Shtetit bejne te ditur se në  të gjithë vendin gjatë  fundjavës dhe ditës së sotme  kanë vepruar  161grupe të përbashkëta  Polici - OSHEE.

Janë kryer kontrolle   të përbashkëta Polici -  OSHEE në 3.590raste. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar  23 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me  23 autorë. Nga këta janë arrestuar në flagrancë  20 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike si dhe jane shpallur në kërkim 3 persona.

Po gjatë ditës së sotme janë ndërprerë 1.890 lidhje të abonenteve debitorë dhe 23 lidhje të paligjshme.

Gjithashtu, janë kontrolluar 197 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)