Sipas burimeve të Agjencisë Telegrafike Shqiptare në Ministrinë e Brendshme mësohet se, në këto 53 ditë, janë shpallur në kërkim 319 shtetas për abuzim apo vjedhje të energjisë elektrike. 48 punonjës të OSHEE-së janë arrestuar për shpërdorim detyre. Ndiqen në gjendje të lirë 12 punonjës të tjerë. Policia e Shtetit në 12 qarqet ka mbështetur në 76.160 raste OSHEE, për të kryer verifikime dhe kontrolle.
Ndërkohë janë ndërprerë 39.384 lidhje të paligjshme dhe të abonentëve debitorë.