KUKËS - Kukësi pas 21 qershorit ka drejtues të rinj vendor, por problemet vijojnë të mbeten ato të vjetrat.

Një ndër to është edhe vjedhja e kapakëvë të pusetave, që është kthyer në një shqetësim në qendrën e verilindjes.

Këtij fenomeni i gëzohen hajdutët e skrapin, ndërsa ata të cilët përballen me pasojat janë qytetarët e thjeshtë. 

Këta të fundit jo pak herë kanë rënë viktima të pusetave të hapura.

“Pusetat po i marin e po i shesin për hekura. I shqetësojnë se bien njerëz në puseta, vriten. Ka probleme, del me fëmijë, e ke para sysh”, - tha një banor.

“Kjo është shumë shqetësuese sidomos për këmbësorët. Ka pas raste që njerëzit kanë shkuar në spital dhe kanë thyer dhe kërcinjtë. Di raste normale që dhe njerëz që kam shkuar për ti parë në spital se kanë thyer këmbën nga pusetat e hapura”, - tha një banor tjetër

Bashkia ka marrë masa për zëvendësimin e kapakëve prej hekuri me kapakë prej betoni, por kjo është një zgjidhje e përkohshme.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)