Debati mbi ngjarjen në BSH, si përgjithësisht ndodh në shoqërinë tonë (që duket se akoma vuan nga mungesa e qytetarisë), po humbet, sa në vorbullën morale, sa në atë ligjore. Duket se akoma nuk po gjendet një emërues i përbashkët, i pritshëm nga të gjithë me durim, ashtu si e theksoi dhe ambasadori amerikan Arvizu, kur u pyet në fund të takimit me guvernatorin Fullani, nga gazetarët, se “fjalën e kanë hetimi dhe Kuvendi”. Përballë këtij prononcimi, sigurisht nuk kanë munguar shumë deklarime të tjera, një pjesë të ngarkuara emocionalisht, një pjesë të vakta e pa shprehje të qarta, por përgjithësisht të gjitha deklarimet janë dalluar për një “ngutje”, që më shumë se do ta zgjidhte problemin, veçse do ta bënte të prezumuar përpara se drejtësia të kish dhënë verdiktin e saj.
Përsa i përket dorëheqjes së guvernatorit, duket se nismat e para u ndërmorën nga shoqëria civile, fillimisht përmes protestave qytetare, e më pas edhe me nënshkrimin e një peticioni. Por a do të kishim një zgjidhje ligjore në këtë rast? Duket se përgjigjen e gjejmë të qartë në një tjetër prononcim mediatik, që e njeh mire ligjin dhe forcën e institucioneve, në intervistën e z. Braho, i cili thekson se peticionet janë një shprehje demokratike e vullnetit të shoqërisë civile, por nuk i japin aspak një zgjidhje institucionale problemit.
Duket se të dyja deklarimet, qoftë i z. Braho, qoftë i z. Arvizu, konvergojnë qartë në një pikë takimi: Banka e Shqipërisë është një ndër institucionet më të rëndësishme të vendit, e për rrjedhojë zgjidhja nuk ka të bëjë me individin, ku problemi më tepër se sa një përgjegjësi funksionale; në rastin konkret shihet nga të dy si një përgjegjësi morale. Zgjidhja vjen nga nismat ligjore, në mënyrë të veçanë nga Kuvendi i Shqipërisë, perms seancave dëgjimore, ku sigurisht nuk do të mungojë llogaridhënia. Nëse do të kërkohej një dorëheqje e imponuar, ajo do të ishte larg asaj që më lart u quajt një “nevojë morale e individit”.
Rasti i vjedhjes në BSH nuk është mohuar se është kategorizuar si krim, por kundërpërgjigjia ndaj krimit nuk mund të jetë me forma demonstrative; ajo duhet të jetë e tillë, që shqiptarët të ndiejnë stabilitetin e ekonomisë së tyre dhe, nga ana tjetër, të lejojnë organet e shtetit të kryejnë detyrat me qetësi për të siguruar një hetim mbi palët, bindjet apo interest e çastit. Shembujt e dorëheqjeve të sjella nga Gjermania apo ndonjë vend tjetër padyshim janë një model i mirë, por do të ishte akoma edhe më mirë, që në emër të sigurisë kombëtare, të mos “nxirrnim sytë për të vënë vetullat”.
Kjo do të thotë se, më shumë se kushdo, fjalën tashmë e ka Prokuroria. Sigurisht është e vështirë ta besosh zgjidhjen e rasteve të tilla nga një drejtësi e brishtë, si drejtësia jonë, por do të ishte më e madhe fatkeqësia e shqiptarëve nëse kjo çështje do të zgjidhej me një dorëheqje dhe do të mbyllej pa pasur një hetim të thelluar. Dhe, meqënëse nuk kemi një rast të vetëm të cënimit të sigurisë financiare në vend gjatë këtij viti, duhet që hetimi të jetë më i përshkallëzuar.
Pra ajo ç’ka i nevojitet qyetetarit shqiptar nuk është dorëheqja individuale e një X-i që drejton një institucion të rëndësishëm, por të shohë se më në fund shteti ligjor funksionon dhe ndëshkon fajtorët.= Vetëm kështu qytetarët do të kenë besim se jetojnë në një shtet ku nuk mund t’i shkelësh ligjet sa herë të duash dhe si të duash. Pas kësaj, është e qartë që dhe përgjegjësia morale e dorëheqjes kur ndodhin dukuri të tilla, që nuk janë të panjohura edhe për vendet më të zhvilluara e të përparuara, do të kthehet edhe tek ne në një institucion.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 Gusht 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com