Vjedhja e thesarit, Braçe: Fullani
po na fsheh informacione

Vjedhja e thesarit, Braçe: Fullani<br />po na fsheh informacione
Deputeti i PS-së Erjon Braçe, njëherësh dhe kryetar i Komisionit të Ekonomisë, ka akuzuar sërish Guvernatorin Ardian Fullani se ka dorrëzuar informacion por vetëm pjesërisht. 
 
Në një status në rrjetin social Facebook, Braçe shkruan se Fullani duke u fshehur pas fjalës “Sekretin Bankar” refuzon të japë informacione të plota.
 
Sipas deputetit socialist dokumentet e dorëzuar nga Guvernatori Fullani nuk përbëjnë “sekret”. Ai ka akuzauar numrin një të BSH-së se refuzon të dërgojë në Kuvend informacionin për listën e punonjësve.  Braçe shkruan se Guvernatori insiston të mbrojë tërësisht klientelizmin politik, e ndërsa thekson se nuk ka  dorëzuar raportet e grupeve të punës të ngritura pas vjedhjes.
 
Të dielën  deputeti i Partisë Socialiste, zbuloi se  i kishte kërkuar Guvernatorit të BSh-së  informacion lidhur me vjedhjen në institucionin më të lartë financiar në vend, dhe Fullani ka refuzuar të japë. Braçe vazhdimisht ka theksuar se Kuvendi ka tagrin për tu marrë me vjedhjen historike në BSH.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë