Vjedhja e thesarit, Braçe kërkon 
largimin e Fullanit dhe Këshillit

Vjedhja e thesarit, Braçe kërkon <br />largimin e Fullanit dhe Këshillit
TIRANE - Deputeti socialit Erjon Braçe, njëherësh kryetar i Komisionit të Ekonomisë është i pari nga klasa politike shqiptare qe ka kërkuar largimin e Guvernatorit Ardian Fullani pas mega-skandalit ne institucionin më të rëndësishëm financiar e vend, te vjedhjes se 713 milione lekeve te rinj nga thesari i shtetit. Në një postim në rrjetin social Facebook Braçe shkruan se guvernatori dhe Këshilli Mbikqyrës duhet të largohen. “Përgjegjësitë janë shumë të qarta!”, thotë Braçe.

Ai që mori në "pyetje" Fullanin në Komisionin e Ekonomisë, pas daljes në dritë të mega-skandalit arsyeton se duhet një reformë e thellë ligjore, strukturore në Bankën e Shqipërisë dhe Guvernatori i BSH-së sipas Braçes nuk ka as moralin, as besimin dhe as të drejtën ta bëjë këtë.

Duke iu referuar peticionit të shoqërisë civile për mbledhjen e firmave për shkarkimin e Fullanit nga Kuvendi, Braçe sqaron se ligji i tanishëm nuk e lejon shkarkimin, ndaj duhet të hiqen disa kufizime të qëllimshme për të mbrojtur Guvernatorin.

"Sipas ligjit per Banken e Shqiperise dhe qeveria e kuvendi duhet te veprojne sipas ketij ligji;
qeveria,
pezullon nga detyra guvernatorin, zevendesguvernatorin dhe cdo anetare te keshillit mbikqyres vetem nese:
jane ne pa mundesi per te sherbyer ne keshill sipas nenit 46, pra kur mandati i tyre eshte i papajtueshem;
jane denuar nga gjykata per nje veper penale qe para sheh denim me burg;
jane ne pa mundesi per te paguar detyrimet financiare ose jane deklaruar te falimentuar;
jane ndaluar ose pezulluar nga gjykata te ushtrojne detyren si nepunes shteteror apo ne sherbimin publik;
gjate ushtrimit te detyres ne menyre aktive marrin pjese ne veprimtari politike.
Nese plotesohet njeri prej ketyre kushteve qeveria pezullon kedo nisur nga guvernatori dhe kuvendi me kerkese te qeverise shkarkon secilin prej tyre.

Por vetem ne keto raste ama. Keshtu kufizon ligji ne fuqi.


Nje pike me poshte ne te njejtin nen, i jepet e drejta keshillit-kuvendi serish nuk ka asnje te drejte te inicoje shkarkimin, qe te propozojne shkarkimin e anetareve te tij nese:
ka shkelur rendeetiken e punes dhe ka cenuar thelle insteresat e bankes se shqiperise.
E shihni se kjo e drejte i jepet anetareve te vete keshillit dhe jo qeverise.
Nje ligj i ndertuar qellimisht mbrapsht dhe me kufizime te thella, pertej garancise per pavaresine e bankes",
shkruan Braçe.


Kryetari i Komisionit të Ekonomisë shkruan se  Këshilli Mbikqyrës i Bankës “është tërësisht i kapur, në shumicë dërrmuese i kapur” .

Deputeti i PS i është përgjigjur dhe akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili sipas Braçes ka marrë në mbrojtje Guvernatorin.

“Sa Berishë ka në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë?”, pyet Braçe. Sipas tij nga 7 anëtarë të Këshillit 5 janë propozuar nga Berisha, e në këtë mënyrë ky i fundit e ka marrë në mbrojtje Fullanin.

Braçe shkruan se dy anëtërat, Ermelinda Meksi e Ardian Civici janë qartësisht kundër Fullanit duke treguar përgjegjësite e tij. Deputeti i PS, ka dhe një mesazh për Prokurorinë. “Pjesa tjetër ajo me Instagram, pastaj me denoncimin e vjedhjes nga vetë Guvernatori kjo është gënjeshtra më e madhe”, shkruan Braçe sipas të cilit Bitraj thuajse është dorëzuar vetë dhe Prokuroria e di këtë.
 
SHKRIMI I PLOTE I ERJON BRACES: "Fullani dhe Keshilli Mbikëqyrës duhet të largohen, por na kufizon ligji"

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni