Ilir Dedja dhe Medi Molla dy ish-inventarizues të Bankës së Shqipërisë, të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre” lidhur me skandalin e vjedhjes së Thesarit, janë dënuar nga Gjykata e Tiranës me 2 vite me kusht.
Prokuroria kishte kërkuar 5 vite burg për secilin, por Gjykata është mjaftuar me shërbim prove për dy ish-invetarizuesit.
Sipas prokurorisë, dy ish-punonjësit e Bankës së Shqipërisë nuk kanë raportuar për diferenca të parave në 8 arkat e dëmtuara, duke deklaruar se gjithçka ka qenë në rregull.
Po ashtu ata nuk kanë kryer as kontrollet fizike të kutive dhe arkave ku ishin vendosur paratë.
2 vite nga skandali i vjedhjes së 713 milion lekë nga thesari i Bankës së Shqipërisë pas hekurave qëndrojnë Ardian Bitraj e Mimoza Bruziaj, ndërsa ish guvernatori Ardian Fullani fitoi pafajsinë.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com