Deklarata e Voprsit, erdhi si një mesazh inkurajimi për organet e drejtësisë për të kryer “hetime te plota dhe të gjithanshme dhe të nxjerrin përpara drejtësisë të gjithë shkelësit e ligjit”. Por në këtë deklaratë zëdhënsja e PD nuk përmendi në asnjë radhë përgjegjësinë e guvernatorit Fullani në këtë superskandal, dhe as fotot e publikuara në media që u bënë dëshmi e luksit të familjarëve të guvernatorit.
Vorpsi deklaroi se Partia Demokratike po ndjek me vëmëndje hetimet që po bëhen mbi skandalin në Bankën e Shqipërisë dhe se kjo parti është e indinjuar dhe e shqetësuar pse sërish “krimi godet sistemin bankar të vendit”.
“Partia Demokratike po ndjek me vemendje hetimet në Bankën e Shtetit. Ne si i gjithë opinioni publik jemi të indinjuar dhe shohim me shqetësim se si krimi godet sistemin bankar të vendit, një herë përmes plumbave dhe tani përmes vjedhjes. Inkurajojmë organet e drejtësisë të kryejne hetime te plota dhe të gjithanshme dhe të nxjerrin përpara drejtësisë të gjithë shkelësit e ligjit. Ky është një rast i rëndë. Mbas vjedhjes së floririt, grabitësit godasin përsëri. Sistemi bankar ka nevojë të reformojë procedurat e sigurisë dhe përzgjedhjes së burimeve njerëzore. Ne inkurajojmë organet e drejtësisë të bëjnë pa vonesë punën e tyre për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë dhe vënien para përgjegjësise penale dhe ligjore të pergjegjësve, pa përjashtim. Banka e Shtetit është pjesë e sigurisë kombetare. Lojërat për kapital politik janë të papranueshme për ne.” tha Vorpsi
Shehu: Rëndësi që sistemi bankar është solid
Nga ana tjetër koordinatori për zgjedhjet e degës nr 5 së PD-së në Tiranë, Tritan Shehu, u shpreh se e rëndësishme është se sistemi financiar bankar është i qëndrueshëm dhe nuk përballet me ndonjë lëkundje.
"Dhe unë e kam degjuar me kënaqësi nga ekspertë të kësaj fushe që sistemi bankar i Shqipërisë është i fortë, është solid. Ky ishte një episod shumë i pakëndshëm , por një episod që nuk dëmton aspak soliditetin e sistemit bankar shqiptar i cili duhej të ruhet siç është që të fitohet besimi qytetar për banka shqiptare ndryshe do ndodhin të këqija të mëdhaja." tha Shehu
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)