Vjedhja si dozë për narkozë

Vjedhja si dozë për narkozë

Berisha dhe Meta

Tashmë u bë refren i të gjithë kandidatëve humbës që të sjellin manipulimin e votës dhe blerjen e saj si shkak të humbjes.

Për ta faktuar nuk paraqesin asgjë, përveç bombave tymuese dhe teorive me fantazma që blekan e ndërruakan votën për llogari të Ramës.

Në një botë normale humbja katastrofike ku koalicioni Berisha&Meta merr vetëm 250 mijë vota, është argumenti më kokëfortë që faji duhet kërkuar te vetja. Dhe kjo do kërkonte një analizë të thellë dhe koka në sini argjendi. Mirëpo askush nuk do ta bëjë këtë. Berisha dhe Meta e dinë që ky është rezultati i vërtetë dhe nëse ka përgjegjës, janë ata. Këtë e dinë edhe kandidatët që humbën në disa zona historike me PD-në, por nuk flasin pasi që në fillim e dinin se mundësitë për fitore në një koalicion me dy udhëheqës të konsumuar ishin tepër të vogla.

Fushata e ngritur për vjedhjen e votave iu intereson të gjithëve. I intereson kandidatëve humbës pasi faji shpërndahet. I intereson Berishës dhe Metës pasi është e vetmja alibi që përdorin për të justifikuar vegjetimin në drejtim të opozitës. I intereson Ramës, pasi i lë gjithmonë përballë dy kundërshtarë që tashmë ia ka marrë dorën.

Natyrisht që kjo nuk i prish punë në arenën ndërkombëtare pasi ata lexojnë raportet e ODIHR-it dhe të ambasadave të tyre dhe jo përçartjet e Berishës dhe Metës të cilët për ata janë të vdekur politikisht. Dhe i intereson medias që do shtyjë nja një muaj me varavingo kandidatësh nëpër studio televizive që akuzojnë sesi iu vodhën mandatet, megjithëse disa prej tyre mezi iu mësuan emrin.

I gjithë lumi i akuzave për vjedhje zgjedhjesh, ka pak të vërteta brenda, aq pak saqë nuk ndryshon rezultatin. Mirëpo nëse Bibla thotë që “E vërteta të bën të lirë”, askush këtu nuk e do të vërtetën. Janë rehat me gjumin që do t’i zërë sapo të mbarojë edhe kjo përralla e zgjedhjeve të vjedhura.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë