Vjedhje, armë dhe kërcënim/ Po tentonte të ikte në Kosovë, kapet i riu nga Rrësheni i kërkuar në Itali

Vjedhje, armë dhe kërcënim/ Po tentonte të ikte në Kosovë, kapet i riu nga Rrësheni i kërkuar në Itali

KUKËS-Arrestohet nga policia në Morinë një 29-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për disa vepra penale.

I arrestuari është R. N. 29 vjeç, banues në Rrëshen, ndërsa u prangos në tentativë për të dalë nga Shqipëria në drejtim të Kosovës.

Italia ka lëshuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhje me dhunë”, “Mbajtje e sendeve të vjedhura”, “Armëmbajtje pa leje” dhe "Kërcënim i nëpunësit publik”.

Në përfundim të veprimeve hetimore do të bëhet ekstradimi i tij në Itali për t'u përballur me akuzat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut