Vjedhje, kanosje ndaj punonjësit të policisë dhe aksident, 6 të arrestuar në Tiranë

Vjedhje, kanosje ndaj punonjësit të policisë dhe aksident, 6 të arrestuar në Tiranë

Vjedhje, kanosje ndaj punonjësit të policisë dhe aksident, arrestohen 6 shtetas për vepra të ndryshme penale. 

Polica njofton se në pranga ka rënë një 34 vjeçar, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur dy aparate celulare në një biznes.

Po ashtu, është arrestuar edhe shtetasi B. K., 21 vjeç, banues  në Tiranë, pasi dje (16 qershor) në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar dy këmbësore, njëra prej të cilave ka ndërruar jetë.

Policia ka shpallur në kërkim edhe 4 persona pasi janë përfshirë në një konflikt, si pasojë e të cilit janë dëmtuar 2 automjete si dhe u qëllua me armë zjarri në ajër.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin B. K., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente, në një objekt.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

- F. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur dy aparate celulare, në një furrë buke;

- Xh. Xh., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi nuk është bindur ndaj urdhrave të punonjësve të Policisë Rrugore për paraqitjen e dokumenteve të automjetit, si dhe i ka kanosur ato.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasit:

- F. E., 40 vjeç, banues në Vorë, për veprat penale "Kanosja", "Shkatërrimi i pronës", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", dhe "Prishja e qetësisë publike";

- S. A., 59 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale "Moskallëzimi  krimit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Gjithashtu po punojnë për kapjen e shtetasve P. E., 47 vjeç, E. E., 18 vjeç, O. H., 33 vjeç, dhe A. B., 39 vjeç.

Shtetasit O. H., dhe A. B., më datë 14.06.2024, rreth orës 23:15, kanë shkuar në ambjentet e një objekti në administrim nga shtetasi F. E., dhe për motive të dobëta, kanë kanosur me fjalë rojën e objektit, shtetasin S. A., janë konfliktuar fizikisht me shtetasit P. E., F. E., dhe E. E., e gjatë konfliktit dyshohet se njëri prej tyre ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Më pas shtetasit e përfshirë, janë munduar të fshehin ngjarjen nga Policia. Gjatë konfliktit janë dëmtuar 2 mjetet e personave të përfshirë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu çifte, dhe 1 shotgun, (të cilat janë me leje nga organet përkatëse).

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin B. K., 21 vjeç, banues  në Tiranë. Ditën e djeshme, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoret, shtetaset F. M., dhe Xh. M., dhe më pas, si pasojë e përplasjes ka goditur mjetin me drejtues shtetasin E. K., 23 vjeç. Shtetasja F. M., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Xh. M., dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri i njërit prej tyre, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Makina përplas 16 vjeçarin (EMRI)

Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Makina përplas 16 vjeçarin (EMRI)