Dy persona nga Fushë Kruja janë arrestuar të akuzuar për vjedhjen e dy banesave. Mariglen Deva dhe Alfonc Leka, të dy 23 vjeç, u vunë në pranga të mërkurën, ndërsa u shpall në kërkim 24 vjeçari L.B., banues në Fushë-Krujë.
Të rinjtë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur banesën e 56 vjeçarit D.S. në fshatin Arrameras të Fushë Krujës, më 2 janar. Gjithashtu, më 14 nëntor 2015, kanë vjedhur me thyerje banesën e 46 vjeçarit A.K.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Lekës, i’u gjet dhe i’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë gjahu çifte, bën me dije policia.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com