Një vjedhje spektakolare është realizuar me shpejtësi "rrufe", ku për vetëm 12 sekonda një makinë është marrë nga vendi ku ishte parkuar në një lagje të Barit, ndërkohë që alarmi dhe sensorët e saj po binin.
E gjithë skena e grabitjes së makinës së parkuar në lagjen Poggiofranco është filmuar nga ballkoni i një shtëpie, pranë së cilës vetëm 12 sekonda aq sa dhe kohëzgjatja e alarmit të makinës mjaftuan për të “zhdukur” sa hap e mbyll sytë mjetin luksoz.
Ngjarja ndodhi gjatë natës dhe nga video e publikuar çdo gjë që ndodhi përmblidhet në një kohë shumë të shkurtër.
Në videon e publikuar vërehet momenti ku disa persona futen në makinë, ndërsa më pas dëgjohen të shtëna. Pasi marrin makinën hajdutët arratisen me shpëjtësi dhe e gjitha kjo në një kohë kur alarmi i Mercedes-it vazhdonte të binte.