VIDEO/ Vjedhje spektakolare në mes të Parisit, grabitësit bastisin dyqanin ‘Bulgari'! Marrin bizhuteri me vlerë miliona euro

PARIS- Një dyqan është vjedhur në mes të Parisit, nga tre grabitës të armatosur dhe të maskuar, ndërsa kanë arritur të marrin bizhuteri me vlerë miliona paund. Dyqani Bulgari pranë Ministrisë së Drejtësisë në Paris është grabitur për herë të dytë në dy vjet.

Tre grabitës të armatosur u futën në Place Vendome në mes të ditës të shtunën pasdite, ndërsa dhjetëra turistë dhe kalimtarë të tjerë po i shikonin. Dy prej grabitësve po mbanin armët në duar drejtuar stafit, ndërsa një tjetër po mbushte thesin me bizhuteri. Ata goditën në kokë rojën e sigurisë, duke i shkaktuar një lëndim të rëndë.

Bizhuteritë dhe orët luksoze me vlerë shumë miliona paund u morën në grabitje, e cila filloi rreth orës 13:45 të së shtunës dhe zgjati vetëm disa minuta.

Më pas, grabitësit u larguan me dy motoçikletat e tyre të zeza dhe u arratisën me qetësi nëpër shesh. Një video e shpërndarë në rrjet tregon grabitësit të veshur kapela të zeza teksa grabisin me qetësi dyqanin prestigjioz. Ministria e Drejtësisë ndodhet në Vendome, por në zonë nuk ka pasur patrulla policie menjëherë.

I njëjti dyqan Bulgari u grabit edhe në shtator 2021, kur kriminelët u larguan me mallra me vlerë rreth 10 milionë funte.

 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat