Vjedhjet tek vilat në Liqenin e Thatë, arrestohet famëkeqi Hektor Qiriazi, i dënuar me burg përjetë në Greqi! Në pranga dhe 4 të tjerë

Gjatë një operacioni të zhvilluar në orët e vona të pasdites së sotme nga Policia e Tiranës, në pranga ka përfunduar Hektor Qiriazi, i cili është dënuar në Greqi me burg përjetë. Arrestimi i tij në Shqipëri është bërë pasi dyshohet se ka marrë pjesë në vjedhjen e vilave në Liqenin e Thatë. Gazetari i Report Tv Sokol Dema bën me dije se nga ky operacion në total janë arrestuar edhe 4 persona të tjerë.

Qiriazi është i dënuar me burg të përjetshëm në Greqi, si pjesë e një grupi famëkeq për vjedhje me armë. Ai bënte pjesë e një grupi kriminal shqiptar, ku Ilir Gjini, sipas policisë greke u akuzua si kreu i këtij rrjeti.

Kjo bandë akuzohet se ka kryer një mori grabitjesh në këto zona, kanë pasur përplasje të armatosur me policinë, kanë bërë vjedhje të banesave dhe të makinave. Të shtatë të pandehurit, së bashku me bashkëpunëtorët kishin ngritur në fillim të vitit 2012, një organizate kriminale me qëllimin e vetëm të plaçkitjeve të armatosura në dyqanet e bizhuterive, degët e bankëve, dyqaneve dhe madje edhe në furrat e bukës në rajone të ndryshme të Atikës.
1618258645_1618257170hektorqirjazi.jpg

Hektor Qiriazi

Anëtarët e bandës ku bënte pjesë Qiriazi:
Ilir Gjini
Hektor Qirjazi
Lulëzim Elmazaj
Agron Shakaj
Arsen Selimaj
Ervis Arapaj
Erion Peçi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë