Vjehrri i Bregut: Po ringremë
shtëpinë tonë të 1920-ës
Familja Ajazi, nuse e së cilës është ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, ka reaguar sot lidhur me ndërtimin e shtëpisë në fshatin Prezë të Tiranës duke e konsideruar si një sulm të Partisë Socialiste mbi ta.
TIRANË – Familja Ajazi, nuse e së cilës është ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, ka reaguar sot lidhur me ndërtimin e shtëpisë në fshatin Prezë të Tiranës duke e konsideruar si një sulm të Partisë Socialiste mbi ta.
Në një letër, vjehrri i ministres, Beqir Ajazi shkruan: “Një sulm i paprinciptë ka nisur këto dy ditë nga “rilindasit” e rinj të PS-së ndaj familjes sonë. Familja Ajazi është një nga familjet më të vjetra autoktone të Prezës. Një nga pronat e familjes tonë është dhe trualli mbi të cilin ka qënë shtëpia e familjes tonë që nga shekulli i kaluar e deri në vitin 1920, vit në të cilin u dogj për arsye politike nga Qeveria e Durrësit.
Ky truall me sipërfaqe 1100 m 2 , kthyer familjes 875 m 2, na është njohur me vendim të Komisionit të Kthimit të Pronave në vitin 1992. Prona na është kthyer në vitin 2001 dhe regjistruar po atë vit pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Pas kërkesës tonë për zhvillimin e pronës, konkretisht rindërtimin e shtëpisë - pronë e familjes tonë, kemi aplikuar brenda rregullave e ligjeve në fuqi dhe kemi marrë lejen e ndërtimit në të njejtin truall ku ka qënë shtëpia jonë, në afërsi të murit verior të kalasë,”- shprehej Beqir Ajazi.
“Çdo akuzë tjetër,”- vijon ai, - “ qe bie ndesh me të drejtën e zhvillimit të pronës, lirinë e individit pse jo dhe harmoninë e jetëzimin e monumenteve të kulturës, është jo vetëm keqdashje por nje shenjë e qartë e rilindjes së dhunës e përbuzjes ndaj pronarëve, nga individë pa moralë, që pasi vodhën e shkatërruan pasuri kombëtare, monumenatale e pronat e të tjerëve, sot po duan të fshijnë gjynahet në përpjekje për të rilindur.
Artan Shkreli and co, nuk u ndje kur miku i tij "kryerilindasi" Edi Rama, i dha lejen e ndërtimit për një pallat 20- katësh Fidel Yllit sipër një prej monumenteve më të vjetër të Tiranes, varrit të Kapllan Pashës.”
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3187
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35