Vjen në Tiranë edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor nga datat 28 Tetor deri më 4 Nëntor.
Në datat 28-29 tetor do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operas dhe të Baletit “Ballet Preljocaj” nga Parisi me koreografi të Angelin Preljocaj, ndërsa më 31 tetor dhe 1 nëntor, në skenë do të ngjitet trupa nga Berlini me koreografi të Blenard Azizaj.
Dy mbrëmje magjike do të jenë më 3 dhe 4 nëntor, ku posaçërisht për Festivalin Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor do të vijë trupa nga Vjena me koreografinë e të mirënjohurve Eno Peci, Gentian Doda dhe koreografi nga Angelin Preljocaj me trupë nga Teatri i Operas dhe Baletit.

Programi i plotë i edicionit të parë të Festivalit Nderkombëtar të Dancit Bashkëkohor, në Teatrin e Operas dhe Baletit.
- 28 - 29 tetor: Ballet Preljocaj nga Parisi me koreografi të Angelin Preljocaj
- 31 tetor - 1 nëntor: Trupa nga Berlini me koreografi të Blenard Azizaj
- 3 - 4 nëntor: Trupa nga Vjena me koreogragi nga Eno Peci, koreogragi nga Gentian Doda, dhe koreografi nga Angelin Preljocaj me trupë nga Teatri i Operas dhe Baletit.
Të gjitha biletat i gjeni online në: myticket.al @myticket.al ose fizikisht në biletarinë e Teatrit të Operas dhe Baletit.
G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komente

