Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA

Flamujt ne stadium

Prage- Disa flamuj shqiptarë të kthyer përmbys janë shfaqur nga tifozët e Çekisë në ndeshjen në Pragë. Madje dy prej tyre janë mbuluar me “X”. Kjo nuk është e tëra. Pas portës është shfaqur edhe flamuri i Serbisë mbi hartën e Kosovës. Gjithashtu ka pasur dhe kore raciste

Në një reagim të saj Federata Shqiptare e Futbollit dënoi me forcë duke i quajtur aktet e turpshme, ato që ndodhën gjatë ndeshjes së mbrëmshme (11 tetor) kundër Çekisë.

Koret raciste dhe përdhosja e flamurit shqiptar janë të patolerueshme dhe nuk i takojnë fushës së futbollit. Ky akt i rëndë përbën një sulm të hapur ndaj vlerave të futbollit dhe respektit midis kombeve, thuhet në reagim.

Më tej Federata Shqiptare e Futbollit thotë se do të hartojë një note proteste në UEFA.

Federata Shqiptare e Futbollit dënon fuqimisht çdo formë të racizmit dhe fyerjes ndaj simboleve kombëtare dhe do të dërgojë një notë proteste në UEFA, duke kërkuar masa të menjëhershme disiplinore.

FSHF reagoi menjëherë që në pushimin e pjesës së parë duke u kërkuar organizatorëve marrjen e masave të menjëhershme ndaj këtyre akteve për të mos radikalizuar veprimet me ndërprerjen e lojës.

Futbolli është një lojë që bashkon dhe unifikon gjithë popujt duke promovuar barazinë dhe respektin për të gjithë, pavarësisht kombësisë apo përkatësisë etnike. Shqiptarët, si pjesë e familjes së madhe futbollistike, do të qëndrojnë gjithmonë në mbrojtje të këtyre vlerave dhe nuk do të tolerojnë asnjë formë racizmi apo urrejtjeje duke dënuar me forcë çdokënd që tenton të përdhosë bukurinë e këtij sporti'

Në reagimin e mbrëmshmë Kombëtarja ka komentuar dhe humbjen me Çekinë.

"Kombëtarja ka treguar gjithmonë forcë dhe guxim për të përballuar çdo vështirësi duke u ngritur pikërisht atëherë kur lind nevoja. Bashkë me tifozët do të lëmë pas këtë ndeshje dhe bëhemi gati për të shkuar në Gjeorgji për një rezultat pozitiv" thuhet në reagim. 

Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi 2-0 kundër Çekisë në "Epet Arena" të Pragës në ndeshjen e tretë të Grupit B1 në Ligën e Kombeve. Golat për çekët u shënuan nga Chory në minutat 3 dhe 63, ndërsa kuqezinjtë e Sylvinhos zhvilluan një ndeshje për t'u harruar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:38
'S'jemi kombëtare shkel e shko', Mirlind Daku për flamujt provokues: I thashë arbitrit, jemi shtet i vogël

1728715160_1718892230mirlinddaku.jpg
Sulmuesi Mirlind Daku foli pas humbjes 2-0 që Kombëtarja pësoi në Pragë kundër Çekisë. Ai u ndal te loja dhe te rritja e ekipit, ndërsa një koment kishte edhe për përdhosjen e simboleve kombëtare të shqiptarëve. "I thashë që janë flamuj provokues dhe m’u përgjigj se kishte komunikuar me zyrtarët e tjerë. Por jemi shtet i vogël, nuk kemi çfarë të bëjmë", tha Daku për këtë çështje.

"Humbja? Janë shumë të inatosur me ne, sepse vitin e kaluar nuk kanë arritur të na mposhtin. Për këtë arsye e dinim që na priste një terren i nxehtë. Ishin shumë të motivuar. Po të ishim më sy hapur do ta kalonim pa humbje këtë ndeshje. Po rritemi si skuadër. Nuk jemi një Kombëtare shkel e shko. Çdo Kombëtare na e ka frikën kur përballet me ne.

Unë këtu nuk luaj për statistika. Këtu luaj për Kombëtaren dhe për të arritur te triumfi. Për mua nuk ka rëndësi nëse shënoj apo jo. Dua vetëm të iki përpara. Dëshira ime është vetëm të fitoj. Për statistikë mendoj vetëm te ekipi.

Flamuri serb në hartën e Kosovës? E kam parë dhe kam komunikuar me gjyqtarin. Por nuk kam marrë asnjë lloj reagimi për këtë gjë. Në Shqipëri marrin gjithmonë masa dhe i heqin. Por këtu nuk ndodhi asgjë. E drejta ime ishte vetëm t’i tregoja gjyqtarit të takimit, sepse nuk mund të vrapoj te zyrtarët e tjerë. I thashë që janë flamuj provokues dhe m’u përgjigj se kishte komunikuar me zyrtarët e tjerë. Por jemi shtet i vogël, nuk kemi çfarë të bëjmë", tha Daku.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/10/2024 03:26

    Ata flamure te perdhosur duhet t'u kishin ndezur gjakun e te fitonit ndeshjen.Kjo do te ishte fitore kunder ksenofobise,po kush t'a beje juve,

    Përgjigju
  • Gaci: 12/10/2024 16:11

    Po cfare ankimi more, ku pi uje pas te vjelave. Aty ne vend duhej te ndalohej loja e te ndiqeshin provokatoret e qelbur. Atehere po, qe do te merrte vesh bota se çfare mallrash jane ata pisa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Sulmi në tregun e Krishtlindjeve, mes viktima është një fëmijë 9 vjeç! 41 nga 205 të plagosurit janë në gjendje të rëndë

Gjermani/ Sulmi në tregun e Krishtlindjeve, mes viktima është një fëmijë 9 vjeç! 41 nga 205 të plagosurit janë në gjendje të rëndë