E PAZAKONTË/ Nga Italia me motor në studion e 'Rreze Dielli' Njihuni me vajzën e çmendur pas motorave

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka ishte Nazi Isufi, vajza që erdhi në studion e “Rreze Dielli” me motorin sportiv Yamaha R6, nga porti i Ankonës.

”Kam lindur në Shqipëri dhe që në moshën 6 vjeçare shkova në Itali me familjen time” e nis kështu rrëfimin vajza që në pamje të parë nuk t’a jep fare përshtypjen që drejton një motor kaq të fuqishëm.

”Vëllezërit e mi e kanë patur pasion motorin gjithmonë dhe kur isha e vogël më merrnin me vete” vazhdoi më pas ajo.

”Çdo të shtunë mblidhemi me grupin e motoristëve dhe shëtisim në vende të ndryshme në Itali, kemi formuar një grup që është si familje” theksoi Nazi në studio.

”Pasioni ynë është që të dielave gjatë kohës së lirë të shkojmë në male duke testuar kthesat dhe natyrën larg trafikut në mënyrë që të përfitojmë nga mjetet tona sportive së bashku me grupin tonë “Gli Svalvolati"” Kjo na bën të jemi një familje e madhe ku problemet dhe përditshmëria i lë vend pasionit tonë të madh për adrenalinën e motoçikletave” tha Nazi pasi u pyet në studio për grupin.

Në fund të bisedës, ajo tha se e quan motorrin e saj Yamaha R6 si dashurinë e saj të madhe të verdhë, për shkak të ngjyrës që nuk mund të mos bie në sy.

MC/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja