Vjen premierë në teatrin e Durrësit kryevepra ‘Borgjezi fisnik’, satira e Molierit do luhet mjeshtërisht nga një kast aktorësh të mirënjohur

“Borgjezi fisnik”, një ndër komeditë më të njohura të Molierit, vjen si premierë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” nën regjinë e Driada Dervishit. Me pjesëmarrjen e veçantë të aktorëve Met Xhelili e Ronald Koça, por edhe me një kaste aktorësh të njohur, publiku durrsak përjetoi emocione të shumta.

“Është një pjesë që është kërkuar me porosi nga Luigji XIV dhe përmban brenda vetes elementë të spektaklit, të një teatri pothuajse total. Kemi këngën live, muzikën live, momentet parlato, të kënduara alla capella nga vetë aktorët etj.”- tha Driada Dervishi

Vënia në skenë e komedisë ‘borgjezi fisnik’ të Molierit përkon me përvjetorin e 70-të të themelimit të teatrit të Durrësit, e me rikthimin edhe të aktorit Roland Koça pas 9 vitesh mungesë.

“Emocion i madh. Jam shkëputur nga shfaqje të tilla prej 9 vitesh, por ja tek jam. Kam punuar me një trupë të mrekullueshme aktorësh që janë më të vegjël se unë, por këtë gjë do ta them sa të kem jetën. Gentian Zenelaj ka peshën më të madhe. Dikur në moshën 23-vjeçare, isha i riu i trupës së aktorëve në estradë dhe mësoja nga aktorë si Aishe Stari etj. Kisha fatin të punoja dhe mësoja mes më të mirëve. Sot aktorët e tjerë po punojnë me mua që jam më i madhi, por janë trupa më e mrekullueshme që kam punuar.”- tha Roland Koçi.

Pjesë e shfaqjes aktorja Alesia Xhemalaj, po përjeton një karrierë në ngjitje edhe në kinematografi, përcjhell rolin e Luçias. Alesia tregon se duhet të aktrojë si një vajzë e cila është e vogël në moshë.

“Unë jam personazhi i Luçias, pra vajza e Zhurden, që luhet nga Gentian Zenelaj. Është një rol i veçantë pasi personazhi im është një vajzë më e vogël se unë në moshë dhe ju mund ta kuptoni nga veshja ime. Është një shfaqje mjaft e bukur ku ftoj publikun që të nxitojnë të rezervojnë paai biletat janë shitur shumë shpejt.”- tha Alesia Xhemalaj.

“Borgjezi fisnik” është një komedi që vë në dukje efektin që ka forca e parasë dhe pushtetin e ndikimin që ka ndaj njerëzve. Përveç të qeshurave të garantuara për publikun, ajo pse jo do të shërbejë edhe si një moment reflektimi për të gjithë.

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DAKU: 24/04/2023 07:53

    BRAVO DURRESI QE E MIREPRITI ME TEJMBUJSHE SALLE KETE KOMEDI.......BIG UPP

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut